• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Filloi seanca e Komisionit Anketues për rastin e Onkologjisë

Filloi seanca e Komisionit Anketues për rastin e Onkologjisë

Shkup, 10 tetor 2023 (MIA) - Filloi seanca e Komisionit Anketues për rastin me Klinikën e Onkologjisë në të cilën do të dëgjohen dëshmitarët dhe ekspertët si dhe do të shqyrtohen aktet dhe dokumentet e lidhura me skandalin në Klinikën Universitare.

Të parët në dëgjim, siç njoftoi edhe më parë kryetarja e Komisionit Anketues, deputetja e VMRO-DPMNE-së, janë ftuar ish ministri i Shëndetësisë si dhe ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski.

Ministri Spasovski mbrëmë në emisionin "360 gradë" në RTVM 1, i pyetur për rastin e Onkologjisë, tha se pret të konfirmohen të gjitha faktet dhe argumentet, e siguruara dhe se në bazë të tyre do të konkretizohet faji, sepse, siç tha, fajtori gjithmonë ka emër dhe mbiemër.

Mizrahi, duke qenë  e ftuar mbrëmë në emisionin Analiza në TV 24, theksoi se si parti politike kanë paraqitur madje 44 dëshmitarë të cilët duhet të dëshmojnë në lidhje me rastin e Onkologjisë. sa/ 

Foto. MIA

QËNDRONI TË LIDHUR