• e hënë, 23 dhjetor 2024

Filloi realizimi i projektit nga programi "Për Shkupin Modern, për të gjithë qytetarët e tij"

Filloi realizimi i projektit nga programi

Shkup, 28 korrik 2023 (MIA) - Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, së bashku me drejtorin e NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” Dragan Ilievski, inspektuan fillimin e punimeve ndërtimore të kolektorit të ujërave të zeza nga lagjja Gazi Baba në Çair deri te mbikalimi te kryqëzim Kontinental, përgjatë degës së “Aleksandri i Madh”.

Me realizimin e këtij projekti, informojnë nga Qyteti i Shkupit, të paralajmëruar në vitin 2015, zgjidhet përgjithmonë devijimi i kanalizimit dytësor të ujërave të zeza nga kolektori atmosferik dhe largimi i ujërave të zeza nga rruga "155", bashkësitë lokale "Tome Stefanovski Seniq" dhe "Bajram Shabani.

"Projekti realizohet në kuadër të strategjisë për përmirësimin e kushteve infrastrukturore në të gjitha lagjet e qytetit dhe si realizim i projektit të premtuar nga programi 'Për Shkupin Modern, për të gjithë qytetarët e tij'", njoftojnë në kumtesë. bsh/

Foto: Qyteti i Shkupit

QËNDRONI TË LIDHUR