• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Filloi pagesa e subvencioneve për prodhimtarinë blegtorale

Filloi pagesa e subvencioneve për prodhimtarinë blegtorale

Shkup, 9 shkurt 2024 (MIA) - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave informoi se ka filluar pagesa e subvencioneve për prodhimtari blegtorale.

Theksojnë se Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural i ka përgatitur urdhër-pagesat për mbështetje financiare për kultivim të deleve, dhive dhe gjedhëve dhe i ka dërguar në arkën e minsitrisë së Financave.

Si shfrytëzues të kësaj mbështetjeje paraqiten ekonomitë bujqësore të cilat kanë paraqitur kultivim të deleve, dhive dhe gjedhëve, të cilët kanë mbushur 12 muaj deri në ditën e parashtrimit të kërkesës.

"Është krijuar masë e re për mbështetje për mirëmbajtjen e livadheve, në vlerë prej 6.000 denarëve për hektar. Masë sipas standardeve evropiane, e cila ka për qëllim t'i vendosë në funksion sipërfaqet me dedikim për livadhe dhe kullota, për prodhim të ushqimit për kafshët. Përmes programit për zhvillim rural i ndihmojmë blegtorët në shpenzimet për angazhim të fuqisë punëtore për ruajtje dhe kullotje të bagëtisë në kullota apo livadhe. Nga 360.000 denarë për blegtor, sa është tnai, në 620.000 denarë rritet rroga për blegtorët, ndërsa plotësisht hiqet kriteri i deritnaishëm mbi 700 metra lartësi mbidetare", qëndron në kumtesë. ab/

Foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR