• e hënë, 23 dhjetor 2024

Filloi ndarja e vauçerëve për pajisje të inverterëve nga konkursi i publikuar në shkurt të këtij viti

Filloi ndarja e vauçerëve për pajisje të inverterëve nga konkursi i publikuar në shkurt të këtij viti

Shkup, 3 nëntor 2024 (MIA) - Ministria e Energjetikës, Xehtarisë dhe Derivateve Minerale informon se ka filluar ndarja e vauçerëve për blerje dhe instalim të pajisjeve të inverterëve me efikasitet të lartë, dedikuar për amvisëritë të cilat i përmbushin kriteret e konkursit, të publikuar në ueb-faen e Ministrisë së Ekonomisë më 1 shkurt të këtij viti. Programi për nxitje të efikasitetit energjetik në amvisëritë për vitin 2024, ndahen mbi 6000 vauçerë për pajisje të inverterëve.

Pas publikimit të listave, siç ceket, kanë filluar me distribuimin e vauçerëve në komuna. Ato do tl mund të merren në zyra speciale rajonale të cilat janë hapur për këtë qëllim. Lokacioni i saktë dhe orari i punës së zyreve do të kumtohet plotësisht në ueb-faqen e Ministrisë.

"Qytetarët mund t'i shfrytëzojnë vauçerët për furnizim të inverterëve më së voni deri më 30 nëntor 2024. Pas kësaj date, vauçerët e pashfrytëzuar do të konsiderohen si të pavlefshëm. Në pajtim me Konkursin publik për mbështetje financiare përmes ndarjes së vërtetimit-vauçer dhe instalimit të inverterit për konsumatorët e kategorive të ndjeshme për vitin 2024, janë paraparë vauçerë prej 27.000 denarëve për persona me të arhdura të ulëta (të ardhura deri 21.000 denarë për person të vetëm, 30.000 denarë për amvisëri me dy anëtarë dhe 35.000 denarë për amvisëri me tre anëtarë). Për amvisëritë me katër anëtarë, është paraparë vauçer prej 30.000 denarëve, ndërsa për amvisëritë me pesë apo më shumë anëtarë - 45.000 denarë. Plotësisht, për konsumatotër që nuk bëjnë pjesë në kategoritë e ndjeshme nga Rajoni i Pellagonisë dhe ai Jugperëndimor janë paraparë vauçerë prej 25.000 denarëve, ndërsa për rajonet e tjera - nga 23.000 denarë", ceket në kumtesën e Minsitrisë së Energjetikës, Xehtarisë dhe Derivateve Minerale. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR