Filloi ndërtimi i kopshtit të ri të fëmijëve në Maxhari Triangla, komuna e Gazi Babës
- Filloi ndërtimi i kopshtit të ri të fëmijëve në Maxhari Triangla, komuna e Gazi Babës. Siç ishte thënë në ngjarje, ky kopsht i ri do të ketë kapacitet prej 150 fëmijësh, që do të mundësojë disponueshmëri më të madhe në arsimin parashkollor dhe kujdes për më të vegjlit. Objekti do të ndërtohet në një sipërfaqe prej 1.360 metra katror, me 10 dhoma aktivitetesh, dy hapësira për foshnje dhe 8 për fëmijë më të mëdhenj dhe do të jetë në përdhesë dhe një kat. Vlera e këtij projekti arrin 147 milionë denarë, mjete të siguruara nga thirrja e dytë e Qeverisë.
- Post By Sara Ademi
- 11:51, 17 nëntor, 2025
Shkup, 17 nëntor 2025 (MIA) - Filloi ndërtimi i kopshtit të ri të fëmijëve në Maxhari Triangla, komuna e Gazi Babës. Siç ishte thënë në ngjarje, ky kopsht i ri do të ketë kapacitet prej 150 fëmijësh, që do të mundësojë disponueshmëri më të madhe në arsimin parashkollor dhe kujdes për më të vegjlit. Objekti do të ndërtohet në një sipërfaqe prej 1.360 metra katror, me 10 dhoma aktivitetesh, dy hapësira për foshnje dhe 8 për fëmijë më të mëdhenj dhe do të jetë në përdhesë dhe një kat. Vlera e këtij projekti arrin 147 milionë denarë, mjete të siguruara nga thirrja e dytë e Qeverisë.
Kryeministri Hristijan Mickoski, në shënimin e fillimit të ndërtimit të kopshtit të ri për fëmijë, tha se vazhdojnë me realizimin e projekteve. Ajo që është premtuar, nënvizoi kryeministri, duhet të realizohet.

"Gëzohem se ka më shumë fëmijë që do t'i shfrytëzojnë këto objekte", shtoi kryeministri.
Kënaqësi nga ngjarja shprehu edhe kryetari i komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski. Ai theksoi se ky është edhe një hap i rëndësishëm, në përkushtimin e përmirësimit të kushteve për fëmijë dhe për arsimin e tyre, si dhe në mbështetje për familjet e reja në komunën e Gazi Babës.
"Qytetarët e komunës së Gazi Babës ma dhanë besimin në zgjedhje para më pak se një muaj, dhe siç premtova, vazhdojmë me realizimin e vazhdueshëm të projekteve të reja të cilat do ta përmirësojnë cilësinë e jetës për të gjtihë ne. Qëllimi ynë është të krijojmë kushte më të reja për jetesë, ndërsa ky kopsht është vetëm një nga projektet e shumta që do t'i realizojmë në periudhën e ardhshme. Afati për ndërtimin e këtij kopshti është 18 muaj dhe jemi të sigurt se pas përfundimit, do t'u ofrojmë fëmijëve tanë kushte bashkëkohore dhe të sigurta për edukim dhe arsimim", theksoi kryetari i komunës.

Stefkovski shtoi se ky kopsht i ri është i treti me radhë në komunën e Gazi Babës, ndërsa aktualisht është në vijim procedura për zgjedhjen e operatorit ekonomik për ndërtimin edhe të kopshtit të katërt të fëmijëve në Hasanbeg. sa/
Foto: MIA