• e hënë, 23 dhjetor 2024

Filloi mbledhja për emërimin e zëvendësministrave dhe zëvendësministrave plotësues

Filloi mbledhja për emërimin e zëvendësministrave dhe zëvendësministrave plotësues

Shkup, 28 janar 2024 (MIA) - Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut filloi mbledhja e 142-të në të cilën në rend dite është propozimi për emërim të zëvendësministrave dhe zëvendësministrave plotësues.

Zëvendësministër plotësues i Punëve të Brendshme LSDM e propozon Mitko Bojmacalievin, ndërsa zëvendësministre plotësuese në ministirinë e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevskën.

Nga VMRO-DPMNE për zëvendësministre plotësuese për financa është propozuar Elena Petrova, për Shoqëri informatike dhe Administratë, Stefan Andonovski, ndërsa për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave Cvetan Tripunovski.

Kuvendi paraprakisht në mbledhjen e sotme të 141-të me 65 vota "për" dhe tre "kundër" e votoi qeverinë teknike të kryesuar nga Talat Xhaferi. Në mbledhje morën pjesë 111 deputetë. Deputetët e VMRO-DPMNE-së u përmbajtën nga votimi i qeverisë teknike.

Me zgjedhjen e zëvendësministrave teknik duhet të kompletohet përbërja e Qeverisë teknike.

Qeveria kalimtare zgjedhet 100 ditë para zgjedhjeve të cialt janë caktuar për më 8 maj. Dy javë më parë do të mbahen zgjehdjet presidenciale.

Mandati i Qeverisë kalimtare zgjatë nga zgjedhja, deri në publikimin e rezultateve përfundimtare nga Komisioni shtetëror zgjedhor për deputetë dhe zgjedhjen e qeverisë së re politike.

Kjo është qeveria e tretë kalimtare apo teknike që prej vitit 2016 e këtej. Kryeministër i qeverisë teknike në vitin 2016 ishte Emil Dimitriev, ndërsa në vitin 2020 ishte Oliver Spasovski. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR