• e hënë, 23 dhjetor 2024

Filloi mbledhja e Kuvendit, në rend dite të së cilës është shkarkimi i ministrave Mexhiti dhe Aliu

Filloi mbledhja e Kuvendit, në rend dite të së cilës është shkarkimi i ministrave Mexhiti dhe Aliu

Shkup, 9 shkurt 2024 (MIA) - Me 2 orë e gjysmë vonesë, filloi mbledhja e 143-të e Kuvendit, në rend dite të së cilës është shkarkimi i ministrave të Shëndetësisë dhe të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Fatmir mexhiti dhe Azir Aliu, si dhe Propozimi për emërim të Ilir Demirit dhe Naim Bajrami në vend të tyre në këto dy resorë.

Kërkesën për shkarkim të Mexhitit dhe Aliu e parashtroi dje kryeministri teknik, Talat Xhaferi i cili është i pranishëm në mbledhje.

Para mbledhjes, konferencë për shtyp në Kuvend mbajti koordinuesi i grupit të deputetëve të ASH-së, Adnan Neziri, ndërsa deklaratë dha edhe deputeti i Aleancës për shqiptarët, Halil Snopçe.

Neziri infiormoi se Këshilli drejtues i partisë unainimisht vendosi që Mexhiti dhe Aliu të shkarkohen, ndërsa në vend të tyre të emërohen Ilir Demiri dhe Naim Bajrami. Siç tha Neziri, Mexhiti dhe Alii janë sjellë në kundërshtim me kodein etik partiak dhe vlerat e definuara me orientim perëndimor, ndërsa tubimi i djeshëm në Kumanovë, përmendi, nuk ka qenë legjitim. Snipçe, ndërkaq, kumtoi se ASH nuk ka kërkuar shkarkim të Mexhitit dhe Aliut, si dhe se anëtarë të partisë të cilët nuk dakordohen që ASH-ja të shkojë në zgjedhje me opozitën, përmes Artan Grubit dëshirojnë të kryejnë puç në Aleancën prë ahqiptarët.

"Këshilli drejtues i partisë vendosi se Mexhiti dhe Aliu duhet të shkarkohen nga detyrat dhe unanimisht propozoi që Ilir Demiri dhe Naim Bajrami të emërohen ministra të rinj. Demiri aktualisht është mjek në spitalin klinik të Tetovës, ndërsa Bajrami është magjistër i shkencave politike. Bëhet fjalë për dy emra të njohur, të shquar dhe të dëshmaur, për të cilët jemi të bindur se me ndershmëri dhe profesionalitet do t'i kryejnë obligimet e tyre në Qeverinë aktuale. Këto propozime në procedurë zyrtare i janë dërguar kryeministrit, në mënyrë që ai t'i propozojë për votim në Kuvend", theksoi Neziri.

Sipas Snopçes, organet e ASH-së qëndrojnë prapa Mexhitit dhe Aliut.

"Sot në mbledhje parashihet të shkarkohen Mexhiti dhe Aliu. ASH nuk ka kërkuar një gjë të tillë nga Qeveria, përkatësisht nga kryeminsitri teknik Xhaferi. Organet e ASH-së qëndrojnë prapa Mexhitit dhe Aliut, ndërkaq kjo u dëshmua edhe mbrëmë, kur sollëm vendim se e mbështesim thirrjen e kryetarit tonë Taravari, në zgjehdje të shkojmë me opozitën. Kush ia parashtroi kërkesën Xhaferit për shkarkim të Mexhitit dhe Aliut, cili trup apo organ i ASH-së? A do të ketë tnai BDI-ja dy ministra të rinj? Porosis se ASH nuk ka kurfarë obligimi t'i respektojë marrëvehsjet me këtë qeveri, me LSDM-në apo me ndonjë tjetër", tha Snopçe.

Kërkesa pë shkarkim të Mexhitit dhe të Aliut vjen pasi që ata e mbështetën kryetarin e Aleancës për shqiptarët (ASH) Arben taravarin, i cili paralajmëroi se në zgjedhje do të shkojë me opozitën shqiptare, prëderisa krahu i ASH-së i kryesuar nga Ziadin Sela paralajmëroi se në zgjedhjet për deputetë më 8 maj, ASH-ja duhet të paraqitet e vetme.

Mbledhja fillii me Propozim-ligjin për konfiskim të pronës në procedurë civile të cilin për momentin poe arsyeton zëvendëskryeministrja Sllvaica Gërkovska.

Në mbledhjen e 143-të janë edhe Propozim-Ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për masat restriktive, në lexim të parë dhe ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve për planifikim urbanistik, për ndërtim, për të drejtat e posaçme të pjesëtarëve të forcave të sigurisë të Republikës së Maqedonisë dhe të anëtarëve të familjeve të tyre, të gjithë në procedurë të shkurtuar. Kuvendi duhet të dekalrohet edhe për tre nisma qytetare për referendume. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR