• e diel, 22 dhjetor 2024

Filloi Marshi për të drejtat e grave në Shkup

Filloi Marshi për të drejtat e grave në Shkup

Shkup, 8 mars 2023 (MIA) - Me porositë "Nuk duam tavë, duam të drejta", "Sot marsh, nesër grevë" dhe "Shteti që nuk vepron është shtet që vret", sot pasdite në sheshin "Filipi i Dytë" në Shkup filloi Marshi për të drejtat e grave që mbahet në prag të Ditës ndërkombëtare të gruas - 8 Marsit.

Mbrojtje, siguri, drejtësi sociale dhe shëndetësore, si dhe siguri ekonomike për gratë, janë disa nga kërkesat nga marshi.

"Të jesh grua në Maqedoni është të zgjihesh çdo mëngjes me frikë dhe të pyetesh nëse do ta mbijetojmë atë ditë. Në vitin 2023 gratë dhe vajzat në shtet i mundojnë çështjet të cilat e tregojnë pasqyrën reale me pabarazinë gjinore në vend", deklaroi Ana Avramovska-Nushkova, koordinuese projektuese në Rrjetin nacional kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës familjare.

Marshi duhet të përfundojë në Parkun Gruaja luftëtare, para Kuvendit, ku të prnaishmit do t'i prësërisin kërkesat e veta drejtuar institucioneve kompetente. ab/

Foto: MIA Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR