• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Filloi greva pesëditore e mjekëve britanikë

Filloi greva pesëditore e mjekëve britanikë

Londër, 13 korrik 2023 (MIA) – Në Britaninë e Madhe sot filloi greva pesëditore e më shumë dhjetëra mijërave mjekëve, që tashmë është vlerësuar si greva më e gjatë deri më tani në shëndetësinë britanike. Mjekët më të rinj, të cilët janë në fillim të karrierave të tyre, sot në mëngjes e filluan grevën duke pritur në radhë para spitaleve në Angli.

Asociacioni britanik i mjekëve (BMA), sindikata e mjekëve, kërkuan rritje të pagave për 35 për qind që paga e mjekëve më të rinj të kthehet në nivelet e vitit 2008, kur do të merret parasysh inflacioni.

Në ndërkohë numri i vendeve të punës në Angli u rrit në rreth 75.000, pasi listat e pritjes janë në nivel të lartë rekord prej pandemisë së koronavirusit.

"Sot është fillimi i largimit më të gjatë nga anagazhimet e punëve të mjekëve në historinë e sistemit tonë shëndetësor, por ky akoma nuk është rekord që duhet të hyjë në librat historik", thonë udhëheqësit e BMA, Robert Lorenson dhe Vivek Trivedi.

Ata i bënë thirrje Qeverisë të heqë dorë nga "parakushti i pakuptimtë" të mos bisedojë derisa paralajmërohen greva.

Qeveria, e cila përballet me një seri grevash punonjësisht në shumë sfera të sektorit publik, qëndron fuqishëm në vendim e saj për të mos negociuuar derisa mbahen grevat.

Foto:EPA

QËNDRONI TË LIDHUR