• e martë, 04 mars 2025

Filloi gjykimi kundër Merkos për pllakën e vendosur përkujtimore në hyrje të Komunës së Strugës

Filloi gjykimi kundër Merkos për pllakën e vendosur përkujtimore në hyrje të Komunës së Strugës

Strugë, 24 janar 2025 (MIA) - Në Gjykatën themelore në Strugë sot filloi seanca kryesore e procesit gjyqësor kundër kryetarit të Komunës, Ramiz merko për vendosje të pllakës përkujtimore në hyrje të ndërtesës komunale. Paraprakisht, Gjykata e shtyu debatin për furnizim të automobilit luksoz "Audi", i cili fillon prej fillimit për shkak të ndryshimit të gjykatësit të lëndës.

Si kryetar i Komunës së Strugës, Merko në mars të vitit të kaluar ka vendosur pllakë përkujtimore në hyrje të ndërtesës komunaëe, me të cilën, sipas prokurorisë, ka nxitur urrejtje etnike dhe përçarje mes banorëve të Strugës, me çka ka kryer vepër penale, e paraparë në nenin 27 të Ligjit për përmendore memoriale dhe pllaka përkujtimore. Me propozim të Prokurorisë i është marrë pasaporta dhe një herë në javë duhet të paraqitet në Gjykatë.

Merko për këtë vepër para Gjykatës u dekalrua se nuk ndjehet fajtor.

Me vendosjen e pllakës përkujtimroe në ndërtesën komunale, sipas ish-këshilltarit të Këshillit të Komunës së Strugës, ndërkaq tani zëvendësminsitër i Drejtësis, Alen Dereban, preket rendi kushtetues i shtetit. Ai vërejti se pllaka ka shkaktuar përçarje etnike dhe mosdurim tek popullata, për shkak të, siç tha, përmbajtjes, e cila e feston periudhën kur Struga ishte nën okupimk fashist, por edhe se është vendosur pa vendim të Këshillit.

Për pllakën e vendosur në Ndërtesën komunale në Strugë, para rreth dhjetë ditëve Komisioni për mbrojtje nga diskriminimi konstatoi se Merko me veprimet e tij ka shkaktuar shqetësim të vazhdueshëm tek banorët e komunës.

Procesi gjyqësor do të vazhdojë më 5 mars me dëgjimin e dëshmitarëve.

Në Gjykatën themelore në Strugë sot u mbajtën edhe dy seanca të ndara kundër Merkos për emërim të paligjshëm të drejtorëve në katër shkolla fillore në Komunën e Strugës. Në njërën lëndë janë bashkaur dy aktakuza për shkollat në Llabunishtë, Ladorishtë Podgorci dhe "Vëllezërit Milladinov" në Strugë, përderisa për shkollën në Veleshtë zhvillohet lëndë e veçantë ku katër persona akuzohen për keqpërdorim të shërbimit dhe falsifikim.

Për këto lëndë dëshmoi ish-ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, i cili tha se në kohën kur ai ishte ministër, atij nuk i është dorëzuar lëndë për marrje të ingerencave, as nuk kanë arritur raporte nga inspektorati.

Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz merko ndodhet në "listën e zezë" të SHBA-së për shkak të përzierjes në korrupsion. Kundër tij janë parashtruar nëntë aktakuza për punë të pandërgjegjshme në shërbim. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR