• e premte, 05 dhjetor 2025

Filloi gjykimi kundër ish-drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet, Lidija Dimova

Filloi gjykimi kundër ish-drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet, Lidija Dimova

Shkup, 2 shkurt 2023 (MIA) - Në Gjykatën Themelore Penale sot filloi gjykimi kundër ish-drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet, Lidija Dimova.

Gjykimi paraprakisht ishte shtyrë, pasi e akuzuara e parë nuk u paraqit me arsyetimin se kishte një gjendje të rënduar shëndetësore.

Ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet, Lidija Dimova, ndiqet penalisht për veprën penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe “mashtrim” në dëm të mjeteve të Bashkimit  Evropian. Aleksandar Goçevi për veprën penale “mashtrim”, gjithashtu, në dëm të Bashkimit Evropian dhe Ana Pavlidu për “punë të pakujdesshme në shërbim”.

Gjykimin e  udhëheq gjykatësja Fanka Jançuleva Mihailovska, ndërsa përfaqësues i akuzës është prokurorja Suzana Mirçeska Kuzmanovska. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR