• e hënë, 23 dhjetor 2024

Filloi debati kuvendor për zgjedhjen e Svetllana Zhupanovskës anëtare e Këshillit të Prokurorëve Publikë

Filloi debati kuvendor për zgjedhjen e Svetllana Zhupanovskës anëtare e Këshillit të Prokurorëve Publikë

Shkup, 15 qershor 2023 (MIA) - Në Kuvend  sot filloi debati për zgjedhjen e Svetllana Zhupanovskës në Gjykatën Themelore Civile Shkup, për anëtar të ri të Këshillit të Prokurorëve Publikë.  

Deputetët  e VMRO-DPMNE-së opozitare theksuan se Kuvendi i shkel ligjet, sepse para se të përfundojë debati i komisionit për kandidatëte tjer të propozuar, vihet në votim vetëm propozimi për një kandidat. Kërkuan menjëherë të ndërpritet debati për këtë pikë, para së gjithash, siç thanë, sepse nuk janë përmbushur kriteret ligjore. Theksuan se pasi që Zhupanovska nuk dorëzon dokument se është juriste e dalluar, aplikimi i saj për anëtar në Këshillin e Prokurorëve Publikë nuk është e plotë. 

Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Lidija Petkovska, theksoi se “për momentin kemi një nga situatat e shumta tashmë të para në të cilat kandidatët shtyhen me forcë para se të përfundojë debati   në komision për pjesën tjetër të kandidatëve të propozuar”.

Bashkëpartiaku i saj Zdravko Trajanov u ndërlidh në rezultatet me anketën e fundit  të kryer nga OSBE dhe KSHPK të 427 gjykatësve dhe 164 prokurorëve publikë të anketuar, sipas të cilëve, 75 për qind e të anketuarve kanë deklaruar se nuk besojnë në Këshillin Gjyqësor dhe në Këshillin e  Prokurorëve Publikë. Ai theksoi se kjo është e dhëna më shkatërruese në gjendjen e gjyqësorit në vend.  Potencoi se vetë të përfshirët - gjykatësit dhe prokurorët publikë nuk besojnë në këto dy organe, atëherë, siç tha, e kemi arritur fundin.  

 Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Bllagica Llasovska theksoi se për këtë anketë, Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli i Prokurorëve Publikë duhej të japin dorëheqje kolektive.

Deputetja e LSDM-së. Zhaklina Llazarevska theksoi se  ajo që Zhupanovska vjen nga PSP, nuk do të thotë se ka qenë njëra nga ata që kanë kryer ndonjë keqpërdorim. 

 Rashella Mizrahi, deputete e VMRO-DPMNE-së duke e shpjeguar definicionin për jurist i dalluar  se ai është doktor të shkencave që publikon punime në fushën e caktuar dhe është ligjërues. 

 Deputetët do të vazhdojnë me punë rreth kësaj pike pas pauzës së dhënë nga nënkryetari i Kuvendit, Goran Misovski. ar/ 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR