• e hënë, 23 dhjetor 2024

Filloi debati i amandamenteve për ndryshimet e Ligjit për lojërat e fatit dhe për lojërat argëtuese

Filloi debati i amandamenteve për ndryshimet e Ligjit për lojërat e fatit dhe për lojërat argëtuese

Shkup, 10 janar 2023 (MIA) - Komisioni kuvendor për çështje evropiane si trup amë në mbledhjen e sotme e filloi debatin e amandamenteve për Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për lojërat e fatit dhe për lojërat argëtuese, parashtruar nga Qeveria. Deri në dhënien e pauzës Komisioni shqyrtoi dhe nuk i miratoi katër amandamentet e parashtruara nga deputetët e VMRO-DPMNE-së.

Mbledhja filloi me seri akuzash mes deputetëve nga opozita dhe nga partitë në pushtet. Ata akuzuan njëri-tjetrin për mbrojtje të disa interesave personale, ndërsa ata nga blloku opozitar akuzojnë edhe për keqpërdorim të sërishëm të flamurit evropian për miratim të ligjeve jothelbësore.

Deputeti Bohan Stojanoski nga VMRO-DPMNE tha se Propozim-ligji për lojëra të fatit parashtruar me flamur evropian në procedurë të shkurtuar në Kuvend është drejtpërdrejtë në korelacion të interesave biznesore të Artan Grubit dhe do të shërbejë për pasurim personal të Grubit dhe të BDI-së, dhe jo për mbrojtje të popullatës.

Ky ligj, shtoi, se duhet t'i mbulojë paligjshmëritë në këto vendime dhe licenca të cilat u janë dhënë ndërmarrjeve në të cilat këshilalt e tyre drejtues dhe mbikëqyrës janë persona të cilët janë të punësuar në kabinetin e Artan Grubit dhe një biznesmeni kontravers nga Bullgaria, Vasil Boshkov i cili ndidhet në listën e zezë amerikane.

Në replikë, kryetari i Komisionit, Arbër Ademi nga BDI e pyeti interesat biznesore të kujt i mbron ai, sepse tre vite nuk i vendosë në rend dite  ndryshimet e Ligjit për lojëra të fatit dhe zgjidhjet ligjore për lojëra të fatit parashtruar nga Aleanca për shqiptarët në Komisionin për financim dhe buxhet, kryetar i të cilit është.

Theksoi se lojërat onlajn të fatit ekzistojnë edhe tnai dhe shtoi se me ndryshimet e Ligjit bëhet vetëm liberalizimi i tregut. I porositi deputetët nga opozita të parashtrojnë amandament që kazinot të jenë një kilometër larg shkollave dhe theksoi se për atë do ta kenë mbështetjen e tij.

Në replikë Stojanoski iu përgjigj se derisa është kryetar i Komisionit pë financim dhe buxhet asnjëherë nuk do të vendosë pikë në rend të ditës siç është kjo e sotmja dhe e porositi se mu ai si kryetar i Komisionit për çështje evropiane e keqpërdorë funksionin për mbrojtje të interesave partiake.

Deputetja Arta Bilalli Zendeli nga Aleanca për shqiptarët, ndërkaq, tha se do të mbështesë zgjidhje ligjore me të cilën tërësisht do të ndalohen kazinot.

Sipas Zdravko Trajanov nga VMRO-DPMNE, qëllimi i miratimit të ligjit është "interes i pastër biznesor, përkatësisht nga loja të dalin lojtarët e vjetër, ndërkaq të sillen lojtarë të rinj të cilët do të jenë të përshtatshëm për pushtetin dhe tërë kjo duhet të shtyhet me dispozitën që kazinot dhe bastoret të jenë 500 metra larg oborreve shkollore".

Për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit gjithsej janë parashtruar 19 amandamente prej të cilave 10 ngaq deputetët e VMRO-DPMNE-së të përpunuara në bashkëpunim me Asociacionin e bastoreve sportive të Maqedonisë (ABSM) dhe Asociacionin e organizuesve të lojërave të fatit (AOLF). Deebati i amandamenteve mund të zgjasë më së shumti tre ditë.

Me Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për lojërat e fatit dhe për lojërat argëtuese i cili është propozuar nga Qeveria, propozohet kufizimi i hapësirave në të cilat organizohen lojërat elektronike të fatit, përkatësisht të mund të organizohen vetëm në hapësira të lojërave të posaçme të fatit për të cilat kanë marrë pajtueshmëri nga Ministria e Financave.

Me qëllim që të ulet hapja e pakufizuar e pikë-pagesave afër bastoreve përkatësisht e hapësirave afariste afër klubeve automatike, e me atë edhe të pamundësohet qasja e lehtë e popullatës drejt lojërave të fatit, propozohet vendosja e kufizimit të numrit të pikë-pagesave të bastoreve me licencën e dhënë, si dhe kufizim i numrit të hapësirave afariste të klubeve automatike që hapen me një licencë të dhënë dhe vendosje të kompensimit për çdo pikë-pagesë të re për bastore dhe për çdo hapësirë të re afariste për klub automatik.

Me ligjin, mes tjerash parashihet bashkëpunëtorët e shoqatës e cila ka parashtruar kërkesë për licencë apo të cilët dëshirojnë të hyjnë në shoqatë ekzistuese e cila ka licencë për lojëra të fatit duhet të posedojnë reputacion, hapësira afariste në të cilat organizohen lojëra të fatit në bastore dhe klub automat, tombolla e llojit të ,byllur dhe lojërat elektronike të fatit duhet të ndodhen në largësi jo më të vogël se 500 metra nga shkollat fillore dhe të mesme. Gjithashtu propozohet mënyra e matjes së distancës me rregullore të caktuar nga ministri i Financave dhe të vendoset sistem mbikëqyrës informues për organizuesit e lojërave elektroniek dhe të internetit të fatit. Rritet edhe kompensimi mujor për lojërat e lotos dhe ato elektronike të fatit, ndërsa lojërat elektronike të fatit do të mund të organizohen në hapësira ku organizohen lojërat e posaçme të fatit për të cilat kanë marrë pëlqim nga Ministria e Financave. Vendoset mënyrë e re e përllogaritjes dhe pagesës së taksës së posaçme tek organizuesit e lojërave të posaçme të fatit (kazino, bastore dhe klube automat), rritet kompensimi për dhënie të licencës për bastore prej 105.000 euro në 200.000 euro dhe kufizohet numri i pikë-pagesave në 25 me një licencë të dhënë. Për çdo vend tjetër pagese mbi 25, organizuesi di të duhet të paguajë kompensim në shumë prej 10.000 eurove, ndërsa rritet edhe kompensimi për dhënie të licencës për klub automat prej 78.750 euro në 100.000 euro. Licenca për organizom të lojërave të fatit në klub atomat i referohet tre hapësirave afariste dhe vendoset kompensim prej 30.000 eurove. Prëforcohet edhe rregullativa në pjesën e lojërave të internetit të fatit me implementim të rekomandimit të Rekomandimit të Komisionit për parimet për mbrojtje të konsumatorëve dhe lojtarëve të shërbimeve onlajn për bixhoz dhe për parandalim të të miturve nga bixhozi përmes internetit. 

Nga Asociacioni i bastoreve sportive të Maqedonisë (ABSM) dhe Asociacioni i organizuesve të lojërave të fatit (AOLF) kërkojnë tërheqje urgjente të Propozim-ligjit për lojërat e fatit dhe formim të grupit të punës nga ekspertë, përfaqësues të industrisë dhe Qeverisë, me qëllim, siç thonë, miratim të një ligji të ri funksional. Gjatë mbledhjes së Komisionit ata mbajtën protestë të qetë në Parkun e gruas. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR