• e premte, 05 dhjetor 2025

Fillkov: Po bëjmë përpjekje që pesë nga ligjet reformuese të hyjnë në procedurë kuvendore deri në datën 23 të këtij muaji

Fillkov: Po bëjmë përpjekje që pesë nga ligjet reformuese të hyjnë në procedurë kuvendore deri në datën 23 të këtij muaji

Shkup, 13 qershor 2025 (MIA) – Për pesë prej tetë ligjeve nga pakoja e parë e ligjeve nga Agjenda e reformave me afat deri në qershor të vitit 2025 Ministria e Drejtësisë po bën përpjekje që më së voni deri në datën 23 të këtij muaji të hyjnë në procedurë kuvendore. 

Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov, në fillim të brifingut të sotëm me media për Agjendën e reformave, tha se, edhe pse, nga hyrja në funksion nuk kishin hapësirë për përshtatje dhe përballje me një varg problemesh, kanë punuar dhe punojnë me përpjekje maksimale dhe se pjesa më e madhe e ligjeve janë dorëzuar dhe janë në procedurë qeveritare. 

“Ministria e Drejtësisë, ka më pak se 90 të punësuar, nga 195 të paraparë sipas sistematizimit. Kjo është gjendje e trashëguar dhe tani bëjmë përpjekje që këto vende të jenë përsëri atraktive, thotë Fillkov. 

Për tre nga ligjet e Agjendës së reformave nevojitet shumica e Badenterit. Fillkov tha se kjo është punë për të cilën të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm dhe të mos praktikojnë politikë ditore në kurriz të qytetarëve, sepse thotë, ne ato ligje, si Ministri e Drejtësisë i kemi përgatitur. 

Në pakon e tetë ligjeve me afat të miratimit deri në qershor të këtij viti, katër janë dorëzuar në Qeveri dhe janë në procedurë të shkurtër – Ligji për pagat e gjykatësve, Ligji për pagat e prokurorëve publikë, Ligji për pagat e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor dhe Ligji për pagat e anëtarëve të Këshillit të PP-së. 

Ligji për Këshillin Gjyqësor është përgatitur dhe dorëzuar në mendim në Komisionin e Venecias dhe është publikuar në ENER. 

Ligji për shërbim gjyqësor është dorëzuar në Procedurë qeveritare dhe bëhet harmonizim i tekstit me mendimet e institucioneve relevante. 

Teksti final i Ligjit për shërbim në prokurorinë publike është përgatitur nga Grupi i punës dhe po vijojnë përgatitje për publikim në ENER. 

Teksti i Kodit Zgjedhor është përgatitur nga shërbimet e ekspertëve në Ministrinë e Drejtësisë në përputhje me rekomandimet e ODIHR. 

Ligje me afat deri në dhjetor të vitit 2025, teksti për Ligjin për procedurë penale është përgatitur nga ana e grupit të punës dhe janë përgatitur tabela korresponduese. 

Ligje të tjera në të cilat punon Ministria është edhe Ligji për gjykatat, i cili miratohet me shumicë prej 2/3, dhe për të cilin është formuar grup pune i cili punon në zgjidhje ligjore. 

Ligji për kundërvajtje, si pjesë e projektit “Qyteti i sigurt”, është publikuar në ENER dhe po vijon harmonizimi i tekstit. 

Ligji për shërbimin e provës është përgatitur dhe është në fazën finale para publikimit në ENER, ndërsa është përgatitur edhe teksti i Ligjit për falje, informoi ministri Fillkov. fc/

Foto: MIA/Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR