• e hënë, 23 dhjetor 2024

Fillkov: Nevojitet rifreskim i Komisionit për falje, të dënuarit duhet të risocializohen jo t’i gjykojmë në publik

Fillkov: Nevojitet rifreskim i Komisionit për falje, të dënuarit duhet të risocializohen jo t’i gjykojmë në publik

Strugë, 25 tetor 2024 (MIA) - Instituti falje është një gjë shumë e rëndësishme në vend. Nuk duhet të lejojmë që të bëhet objekt i lojërave dhe zënkave ditore politike, ndërsa neve kjo po na ndodh. Të dënuarit duhet t'i dërgojmë në risocializim. Nuk mund t'i gjykojmë përsëri publikisht, deklaroi sot ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me faljen e të burgosurve pas vizitës në Institucionin ndëshkues përmirësues të llojit të hapur në Strugë.

Ai sqaroi se Ministria e Drejtësisë nuk fal, por mund të japë vetëm rekomandim për uljen e dënimit nga një në gjashtë muaj. Pastaj, shtoi ai, ai rekomandim shkon deri te presidentja, gjegjësisht te Komisioni. Ministria, theksoi, ka një anëtar dhe ai nuk ka të drejtë vote, gjegjësisht nuk voton.

Si ministër i Drejtësisë thotë se është i nevojshëm rifreskim i Komisionit i cili merr vendime për falje.

Në lidhje me zënkat në relacion Prokurori e lartë publike dhe Prokurorit të lartë të shtetit tha se është në dijeni të ngjarjeve.

"Syçelë po ndjekim çështjen, por në këtë moment me të vërtetë nuk kam çfarë të komentoj. Të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodhë", ka thënë Fillkovi.

Pas reagimeve të ashpra në opinion rreth disa emrave që u gjetën në listën e të amnistuarve me rastin e festës "23 Tetori – Dita e Luftës revolucionare maqedonase", presidentja Gordana Siljanovska-Davkova në villën Vodno, dje pasdite thirri mbledhjen e Komisionit për falje. Prej aty deri sot nuk ka asnjë informacion zyrtar.

Kryetar i Komisionit për falje është dr. Metodija Kanevçev, ndërsa anëtarë janë prof. dr. Gordan Kallajxhiev, prof. dr. Arlinda Kadri Shahinoviq, dr. Zora Mitiq, mr. Ana Gjorgjieva Ivanovska dhe Ajten Shaqiri. rq/

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR