• e hënë, 23 dhjetor 2024

Fillkov merr pjesë në forumin ministror në Budvë BE - Ballkani Perëndimor për drejtësi dhe punë të brendshme

Fillkov merr pjesë në forumin ministror në Budvë BE - Ballkani Perëndimor për drejtësi dhe punë të brendshme

Shkup, 29 tetor 2024 (MIA) - Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov mori pjesë në forumin dyditor ministror BE - Ballkani Perëndimor për drejtësi dhe punë të brendshme që po mbahet në Budvë.

Siç kumtoi Ministria e Drejtësisë, në forum u riafirmua përkushtimi i fuqishëm rjaonal dhe bashkëpunimi i afërt për drejtësi dhe për punë të brendshme.

"Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor biseduan për ngjarjet e kohëmëparshme lidhur me digjitalizimin e drejtësisë dhe realizuan këmbim të mendimeve për mundësitë dhe sfidat kryesore të potencialit për shfrytëzim të zgjidhjeve interoperabile dhe teknologji të reja digjitale, përfshirë edhe inteligjencën artificiale. Bashkimi Evropian siguroi përditësim të diskutimeve rrjedhëse në BE, ems tjerash edhe për përpjekjet për digjitalizim të sistemeve të jurisprudencës dhe për dëshmitë elektronike. Pjesëmarrësit u informuan edhe për Konventën kornizë të Këshillit të Evropës për inteligjencë artificiale dhe të drejta të njeriut, demokraci dhe sundim të së drejtës", kumtoi Ministria e Drejtësisë.

Në ditën e dytë të forumit kushtuar drejtësisë, ministri Igor Fillkov në fjalimin e vet foli për dy tema - "Drejtësia në epokën digjitale" dhe "Bashkëpunimi tejkufitar në materien penale mes partnerëve nga Ballkani Perëndimor".

"Duke pasur parasysh rëndësinë e madhe të digjitalizimit në shekullin 21, është evidente se është e domosdoshme të gjenden mënyra si të vendoset e-drejtësia e cila para së gjithash do të mbështetet në mënyrë infrastrukturore, por edhe në funksion të realizimit të të drejtave të garantuara të njeirut dhe sundimit të së drejtës. Për këtë arsye, nevojiten përpjekje në gjetjen e zgjidhjeve të cilat do të korrespondojnë me zhvillimin e teknologjisë digjitale vizavi përforcimit të sistemit të jurisprudencës, që edhe është përmbajtur në Strategjinë nacionale për teknologji informatike-komunikuese 2023-2027. Në pjesën e drejtësisë, në suaza të Ministrisë së Drejtësisë është zhvilluar Strategjia për digjitalizim në jurisprudencë për periudhën 2019-2024. Gjithsesi, në këtë tranzicion përballemi edhe me shumë sfida. Nevojiten investime shtesë në pajisje teknologjike dhe trajnim të kuadrove, për çka pa dyshim nevojitet mbështetje financiare dhe infrastrukturore. Është e domosdoshme edhe të sigurohemi se siguria kibernetike është në nivelin më të ulët, në mënyrë që t'i mbrojmë të dhënat dhe të drejtat e të gjithëq ytetarëve", tha Fillkov.

Ministri i Drejtësisë foli edhe për bashkëpunimin tejkufitar në materien penale. Theks i posaçëm ishte vendosur në ndryshimet ligjore për mbrojtje të të drejtave të viktimave në raste tejkufitare, kompensim të dëmit, si dhe bashkëpunim të shtetit tonë përmes Eurodrejtësisë.

"Në margjina të forumit dyditor ministror BE-Ballkani Perëndimor për drejtësi dhe punë të brendshme që u mbajt në Budvë, ministri i Drejtësisë Igor Fillkov realizoi tre takime bilaterale - me eurokomisarin për drejtësi Didie Pejnders dhe me ministrat e drejtësisë të Hungarisë dhe Malit të Zi, Bence Tuzson dhe Bojan Bozhoviq", informoi Minsitria e Drejtësisë. ab/

Foto: Ministria e Drejtësisë

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR