Fillkov: Këshilli gjyqësor duhet të reagojë pas reagimeve për aktvendimin për Teodorën
- Edhe njëherë u tregua se besimi i qytetarëve preju dy për qind në gjyqësi nuk është kot. Kështu ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov e komentoi aktvendimin e gjykatëses Elvedin Ferati i cili dje solli vendim ta dënojë shoferin i cili e shkeli të rejën, Teodora Ristevska nga Tetova me dy vite burg.
- Post By Arta Bunjaku
- 13:08, 8 prill, 2025

Shkup, 8 prill 2025 (MIA) - Edhe njëherë u tregua se besimi i qytetarëve preju dy për qind në gjyqësi nuk është kot. Kështu ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov e komentoi aktvendimin e gjykatëses Elvedin Ferati i cili dje solli vendim ta dënojë shoferin i cili e shkeli të rejën, Teodora Ristevska nga Tetova me dy vite burg.
Pas takimit me kolegun e tij malazez, Bojan Bozhoviq, në përgjigje të pyetjes së gazetarëve lidhur me atkvendimine djeshëm, Fillkov theksoi se Këshilli gjyqësor është thirrur të reagojë pas reagimeve në opinion.
"Unë as nuk guxoj, as nuk mundem ta komentoj aktvendimin, por ajo që gjithsesi dua ta komentoj është rreagimi i opinionit, ndërkaq reagimi i opinionit është ai zëri i popullit i cili është shumë i rëndësishëm, i cili duhet të arrijë te secili prej nesh, prëfshirë edhe Këshillin gjyqësor i cili është thirrur të reagojë. Ato dy për qind të besimin në gjywësi edhe një herë u treguan se nuk janë kot", tha Fillkov.
I pyetur se si është e lejuar të gjykojë një gjykatës i cili ishte kritikuar për shkak të dyshimeve se i ka korrigjuar notat në Universitetin e Tetovës, Fillkov u përgjigj shkurtimisht se është e palejuar dhe siç tha, pyetja duhet t'i parashtrohet Këshillit gjyqësor.
"Është absolutisht e palejuar dhe prandaj po punojmë në ndryshime. Ajo që, për fat të keq, po na përsëritet është se duhet të shpejtojmë që raste të këtilla të mos ketë në të ardhmen. Pyetjen mund t'ia parashtroni Këshillit gjyqësor", tha Fillkov.
Edhe kryeministri Hristian Mickoski i bëri thirrje Këshillit gjyqësor ta shqyrtojë punën e gjykatësit i cili e solli vendimin për dënimin me burg prej dy viteve për shoferin i cili e shkeli Teodorën. Sipas kryeministrit, aktvendimi i këtillë nuk është drejtësi, por dështim i plotë i sistemit.
Aktvendimi për rastin e Teodora Ristevskës shkaktoi reagime të fuqishme në opinion. Shumë njerëz shprehën pakënaqësi dhe mllef në rrjetet sociale, duke konsideruar se dënimi prej dy viteve burg është shumë i butë për kryesin. Familja e Teodorës është thellësisht e zhgënjyer nga aktvendimi. Plotësisht, gjykatësi Elvedin Ferati i cili e solli aktvendimin u kritkua për shkak të dyshimeve për integritetin e tij se i ka korrigjuar vetë notat në Universitetin e Tetovës. Inspektorati shtetëror i arsimit vitin e kalaur konstatoi parregullsi tek notat e tij, që çoi drejt parahetimit nga Prokuroria publike e Shkupit.
Pas aksidentit trafik në gusht të vitit 2022, kryesi i cili e shkeli 22-vjeçaren Teodora fillimisht u dënua me tre vite e gjysmë burg. Gjykata e apelit e uli dënimin në dy vite, por Gjykata supreme i hoqi aktvendimet dhe rastin e ktheu në rigjykim. Gjykata në Tetovë dje sërish e dënoi me dy vite burg. ab/
Foto: МIА