• e hënë, 23 dhjetor 2024

Fillkov: Dialogu i mëtejshëm në lidhje me punën e ish ministrit do të zhvillohet përmes organeve kompetente

Fillkov: Dialogu i mëtejshëm në lidhje me punën e ish ministrit do të zhvillohet përmes organeve kompetente

Shkup, 17 tetor 2024 (MIA) - Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, deklaroi se qëndron pas deklaratës për punën e ish ministrit Krenar Lloga për të cilin në konferencë për media dje deklaroi se e ka marrë ministrinë pa pranim- dorëzim dhe me kabinet të zbrazët. Ai potencoi se dialogu i mëtutjeshëm lidhur me rastin do të zhvillohet përmes organeve kompetente.

"Gjithçka që kisha të them në lidhje me punën e paraardhësit tim dje e thash dhe i qëndroj asaj. Unë e kuptoj nervozën e tij, por dialogu i mëtejshëm do të bëhet përmes organeve kompetente", deklaroi ministri duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas hapjes së sotme të zyrës së Komisionit për dëmshpërblimin monetar të viktimave nga krimi i dhunshëm në Ministrinë e Drejtësisë.

Ministri Filkov dje deklaroi se dokumenti me rekomandimet nga Misioni vlerësues i Komisionit Evropian është marrë nga ministri i mëparshëm i drejtësisë. Theksoi se për këtë është në vazhdim e sipër dhe se do të kërkohet përgjegjësi. Potencoi se ministrinë e ka marrë pa pranim- dorëzim dhe me kabinet të zbrazët të dokumentacionit të nevojshëm që sapo ishin blerë çadra, bluza, çanta, syze dhe sende të tjera secila në vlerë mbi 200 copë. Fatura për të gjitha këto ishte në vlerë 956 mijë denarë, por e papaguar.

Ish ministri i Drejtësisë Krenar Lloga përmes një postimi në Fejsbuk dje informoi se letra nga Misioni vlerësues është pranuar në mënyrë elektronike dhe se një pjesë e letrës ka qenë e dedikuar për publikun, ndërsa pjesa tjetër ka qenë e klasifikuar.

"Ajo letër është arkivuar nga një person zyrtar në ministri i cili merret me materiale konfidenciale, por, normalisht, Radica nuk mund ta marrë atë derisa të ketë një çertifikatë sigurie. E njëjta letër, me lejen e Misionit është ndarë me grupin punues, gjegjësisht me kryetarin akademik Vllado Kambovski", ka shkruar Lloga në Fejsbuk.

Sipas Llogës, ministrinë e Drejtësisë e udhëheq Radica Lazareska Gerovska, ndërsa ministri Filkov është vetëm nënshkrues. Në lidhje me pranim- dorëzimin, Lloga theksoi se në atë periudhë ka qenë në pushim familjar për çka ka marrë vendim nga Qeveria.

Ai konfirmoi se Ministria është lënë pa borxhe. Për punonjësit e zyrave rajonale të ndihmës juridike falas, potencoi se janë të njëjta prej disa vitesh.

Në lidhje me pyetjen nëse kanë njohuri me deklaratën e prokurorit të lartë publik Mustafa Hajrullahi se prokurori i shtetit Lupço Kocevski ka bërë presion në Prokurorinë e lartë lidhur për rastin me bonuset e ish prokurorëve nga PSP-ja i cili u mbyll në dhjetor të vitit të kaluar nga prokuroria për ndjekjen penale të krimit të organizuar dhe korrupsionit, ministri Filkov u përgjigj se nuk ka njohuri. rq/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR