• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Fillkov: Dhjetë ditë presim që Këshilli gjyqësor të vendos nëse gjykatësi Pajaziti ka vepruar sipas ligjeve

Fillkov: Dhjetë ditë presim që Këshilli gjyqësor të vendos nëse gjykatësi Pajaziti ka vepruar sipas ligjeve

Shkup, 1 shtator 2024 (MIA) - Ministri i Drejtësisë Igor Fillkov vlerëson se vendimi i gjykatësit Pajazit Pajaziti që të jetë në paraburgim shtëpiak ish pjesëtari i UÇK-së, Blerim Ramadani, i cili pastaj ka ikur nga shteti, "është i gabuar dhe në kundërshtim me praktikën e deritanishme".

Fillkov thotë se kjo çështje duhet të jetë prioritet, duke potencuar se tashmë 10 ditë pritet që Këshilli gjyqësor të vendos nëse Pajaziti ka vepruar në pajtim me ligjet.

"Vendimi i gjykatësit jo vetëm se është i gabuar, por është edhe në kundërshtim me praktikën e deritanishme. E qëllimi i ynë është zbatimi i plotë i ligjeve në shtet për secilin, pa përjashtim. Kjo çështje duhet të ketë prioritet, e tashmë 10 ditë e presim Këshillin gjyqësor të vendos nëse gjykatësi Pajaziti ka vepruar në pajtim me ligjet, gjë që nuk është ashtu dhe nëse shqyrtohen të gjitha dëshmitë, argumentet dhe faktet, do të konstatohet se jo, nuk ka vepruar drejtë. Nëse jemi të sinqertë, do të pranojmë se në vendimin e gjykatësit Pajaziti është pasqyruar e tërë ajo që e minon sistemin juridik në shtet dhe kundër së cilës pa kusht do të luftojmë që ta ndryshojmë. Për këtë shkak na nevojiten reforma themelore. Ky veprim dhe ky vendim tregojnë se duhet t'i zbatojmë proceset reformuese që të ndërtojmë sistem juridik, ku do të ketë drejtësi të barabartë për të gjithë. Sistem ku do të dominojnë profesionistë të vërtetë, parime ligjore dhe juridike, e jo interesa tjerë, ose edhe më keq, shërbëtorë partiakë", thotë Filkov në intervistë për Faktor.

Lidhur me reformat e paralajmëruara për Këshillin gjyqësor, Filkov thotë se qëllimi është të krijohet trup tërësisht i pavarur gjyqësor, që do të marrë vendime të argumentuara ligore dhe të qëndrueshme juridike.

"Filluam me atë që pavarësia e këtij trupi të arrihet, jo me propozimet nga Qeveria, nga Parlamenti, nga Presidenti, por përkundrazi propozimet për anëtarë të rinj të vijnë nga vet gjykatësit dhe prokurorët, vet t'i zgjedhin më të mirët dhe më parimorët mes tyre. Dhe për këtë shkak kemi dhënë kohë që Këshilli, respektivisht vet me votim ose mekanizëm tjetër, t'i zgjedhin anëtarët e tyre. Por, nga ana e tyre ende nuk ka kurrfarë përgjigje, as reagim, as vendim", thotë Fillkov. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR