Fillko: Deputetët ta njohin urgjencën dhe rëndësinë e miratimit të Ligjit për Këshillin gjyqësor
- Propozim ligji për Këshillin gjyqësor i ndryshoi dhe rregulloi pjesët të cilat u treguan si kyçe përkthimin e besimit të qytetarëve në jurisprudencë, deklaroi ministri i Drejtësisë, Igor Filllkov, dhe u bëri thirrje deputetëve në Kuvend ta njohin urgjencën e miratimit të këtij Ligji.
- Post By Arta Bunjaku
- 14:48, 7 korrik, 2025
Shkup, 7 korrik 2025 (MIA) - Propozim ligji për Këshillin gjyqësor i ndryshoi dhe rregulloi pjesët të cilat u treguan si kyçe përkthimin e besimit të qytetarëve në jurisprudencë, deklaroi ministri i Drejtësisë, Igor Filllkov, dhe u bëri thirrje deputetëve në Kuvend ta njohin urgjencën e miratimit të këtij Ligji.
Këshilli gjyqësor, sipas Fillkovit, nevojitet të jetë transparent dhe llogaridhënëss në punën e tij, duke cekur se janë krijuar kritere për zgjedhje dhe vlerësim, si dhe mekanizëm për përgjegjësi të anëtarëve të Këshillit gjyqësor dhe të gjykatësve.
Duke i pasur parasysh ngjarjet në Këshillin gjyqësor të cilat shkaktuan reagime të bujshme në opinion, Fillkov theksoi se ndoshta është moment i mirë mu këto ndryshime ligjore të merren parasysh gjatë definimit të kandidatëve të cilët i propozon Presidentja, ndërkaq i zgjedhë Kuvendi, duke aluduar në faktin se më 9 korrik përfundon mandati i njërit prej anëtarëve aktual të Këshillit gjyqësor, i cili është zgjedhur me propozim të presidentes së vendit.
Ministria e Drejtësisë, theksoi Fillkov, ka përpunuar Ligj tërësisht të ri për Këshillin gjyqësor i cili tashmë është në proedurë qeverutare, i cili, ssiç theksoi, është përgatitur përmes një procesi inkluziv dhe transparent, përmes debateve publike, konsultimeve eksperte dhe përfshirjes aktive të të gjithë faktorëve relevant, ndërkaq konkludim i posaçëm për këtë është edhe mendimi pozitiv i marrë nga Komisioni i Venecies.
Lidhur me reagimin nga Grupi Blluprint për zgjedhjen e Andreja Vesov për anëtar të këshillit programor të Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik dhe nëse i përmbushë kushtet, Fillkov tha "për momentin propozimin do ta shohim, por unë konsideroj sse ka përmirësim në propozime".
Për atë nëse me ribalancin e Buxhetit, ka rritje të mjeteve për hetuesit në Prokuroritë publike, Fillkov tha se mjetet janë problem kronik çdokund dhe është normale të kërkohet rritje, por nëse "kjo arsyetohet, që do të thotë duhet të shkojë në mënyrë proporcionale edhe me rezultatet nga Prokuroria publike".
I pyetur për qëndrim rreth propozimit Kuvendi të ketë polici të posaçme apo sigurim, Fillkov tha se duhet t'i shohë propozimet pas çka mund të paraqesë qëndrim, duke cekur se për atë tashmë kanë dakorduar takim me kryetarin e Kuvendit nga fundi i javës. ab/
Foto: МIА arkivi