• e martë, 26 nëntor 2024

Filkov-Xhanel: Holanda mbështet reformat në gjyqësor

Filkov-Xhanel: Holanda mbështet reformat në gjyqësor

 Shkup, 24 shtator 2024 (MIA) - Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, sot realizoi takim me ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në vendin tonë, Uzlem Xhanel.

 Filkovi dhe Xhaneli, siç bëri të ditur Ministria e Drejtësisë, kanë biseduar për mundësitë për thellimin e bashkëpunimit, mbështetjen e ndërsjellë në proceset kyçe, si dhe për aktivitetet që Ministria e Drejtësisë do t'i ndërmarrë në periudhën e ardhshme, të cilat kanë të bëjnë me reformat në gjyqësor  me qëllim që të rritet besimi i qytetarëve dhe të ndërtohet një sistem juridik më i fortë.

 Ministri Filkov falënderoi ambasadorin për angazhimin e tyre në agjendën e reformave evropiane si dhe ndihmën e dhënë përmes projekteve të financuara nga Holanda, ndërsa të cilat kanë të bëjnë me cilësinë dhe përgjegjshmërinë e sistemit të drejtësisë të Maqedonisë së Veriut, forcimin e llogaridhënies, efikasitetit dhe transparencës së Këshilli Gjyqësor, mbështetja e Akademisë së Gjykatësve dhe prokurorëve publikë, sundimi i ligjit.

 Ambasadorja Xhanel i uroi ministrit Filkov suksese në kryerjen e detyrës si ministër dhe porositi se Holanda edhe në të ardhmen do të vazhdojë të realizojë projekte në fushën e drejtësisë, duke mbështetur sistemin e burgjeve, si dhe zbatimin më të madh të probacionit në vendin tonë.

 Foto: Ministria e Drejtësisë

 

QËNDRONI TË LIDHUR