• e premte, 05 dhjetor 2025

Filipçe: A është kjo Maqedonia krenare që na premtuan, premtuan reforma, por nuk filluan asnjë

Filipçe: A është kjo Maqedonia krenare që na premtuan, premtuan reforma, por nuk filluan asnjë

 Shkup, 29 shtator 2025 (MIA) - Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në tribunën qytetare në Demir Hisar, e nisi fushatën për zgjedhjet lokale duke shprehur pakënaqësi me punën e VMRO-DPMNE-së, e cila pas më shumë se katër vite qeverisje lokale dhe qendrore,  sipas tij, nuk ka bërë asnjë ndryshim thelbësor në interes të qytetarëve.

"Të gjithë shohim, pas një viti e gjysmë pushteti qendror dhe më shumë se 4 vite pushtet qendror të VMRO-DPMNE-së dhe më shumë se katër vite pushtet lokal, se janë të paaftë të sjellin ndryshime dhe të punojnë për dhe në interes të qytetarëve. Kujdesen vetëm për veten e tyre, për rehatinë e tyre dhe ekskluzivisht për anëtarët e tyre. A është kjo Maqedonia krenare që na e premtuan", theksoi Filipçe. 

 Ai kujtoi se VMRO-DPMNE ka premtuar drejtësi, por solli padrejtësi, duke theksuar mosfunksionimin e institucioneve, paga të ulëta, rritje të çmimeve dhe ngecje në ekonomi dhe reforma gjyqësore. 

Premtuan reforma, por nuk filluan asnjë. Fituan me patriotizëm të rremë dhe programe të zbrazëta nga të cilat nuk mbeti asgjë, sheksoi Filipçe në Demir Hisar. 

Theksoi se nuk ka rrugë lokale të rikonstruktuara, nuk ka sistem për mbeturina dhe se deponia në Strugovë helmon qytetarët çdo ditë. Kultivuesit e duhanit po përballen me çmime të ulëta blerjeje, të rinjtë po largohen nga komuna, shëndetësia është në kolaps dhe trashëgimia kulturore siç është Parku Memorial Dame Gruev në Smilevo është lënë pas dore. 

 LSDM dhe koalicioni e filluan me një tribunë qytetare nën sloganin "Luftojmë për shtëpinë tonë", që është gjithashtu një slogan për luftën për kujdes më të madh, solidaritet, drejtësi, liri dhe barazi dhe një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët.

Foto: LSDM 

 

QËNDRONI TË LIDHUR