Filipçe: Vaksinohu pa termin të caktuar, vetëm me sjellje të përgjegjshme ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve mund t’i japim fund pandemisë

Shkup, 13 korrik 2021 (MIA) – Më nuk ka nevojë për caktimin e terminit për vaksinim. Që tani shpejtë, lehtë dhe thjeshtë mund ta bësh atë. Vizitoje institucionin më të afërt shëndetësor dhe vaksinohu pa termin të caktuar, shkroi në profilin e tij në Fejsbuk, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Vetëm me sjellje të përgjegjshme ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve, thekson ministri, mund t’i japim fund pandemisë.
“Bëhu i përgjegjshëm, kujdesu për veten dhe për më të afërmit e tu”, theksoi Filipçe. shk/