• e enjte, 04 dhjetor 2025

Filipçe: Sonte do të kërkoj të tërhiqen anëtarët e Këshillit Ekzekutiv, anëtarët e rinj do të zgjidhen për dy javë

Filipçe: Sonte do të kërkoj të tërhiqen anëtarët e Këshillit Ekzekutiv, anëtarët e rinj do të zgjidhen për dy javë

Shkup, 2 dhjetor 2025 (MIA) – Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe sonte në mbledhjen e Këshillit Ekzekutiv do të kërkojë të gjithë anëtarët e udhëheqësisë dhe të Këshillit Ekzekutiv të tërhiqen, ndërsa udhëheqësia e re do të zgjidhet në dy javët e ardhshme. 

Filipçe sonte për televizionin Telma deklaroi se do të kërkohen njerëzit më të mirë të cilët kanë kapacitet që ta zbatojnë programin e partisë. 

“Sonte kemi caktuar mbledhje të Këshillit Ekzekutiv në të cilën do t'u kërkoj të gjithë anëtarëve të kryesisë dhe Këshillit Ekzekutiv të japin dorëheqje dhe në njërën nga mbledhjet e ardhshme të Këshillit Qendror, e cila do të mbahet në dy javët e ardhshme, do të zgjidhet udhëheqja e re e partisë dhe përbërja e re e Këshillit Ekzekutiv. Ne kërkojmë njerëzit më të mirë, njerëz që kanë kapacitetin më të mirë për të zbatuar programin që besoj se qytetarët e meritojnë”, tha Filipçe në emisionin "Drejtpërdrejt" (Direktno) në televizionin Telma.

Filipçe tha se nuk dëshiron të spekulojë me emra por sqaroi se nuk bëhet fjalë për ndryshime të tërësishme, por për freskime të pjesshme të ekipeve dhe në pjesën e udhëheqësisë së partisë në nivel të nënkryetarëve dhe në pjesën e Këshillit Ekzekutiv. 

Rezultati nga zgjedhjet lokale, siç tha, është motiv për punë të mundimshme dhe intensive në periudhën e ardhshme dhe paralajmëroi aktivitet aktiv në terren. 

“Kemi ekipe që do të angazhohen në punë të fortë dhe shumë intensive në terren. Ata do të angazhohen në gjetjen e anëtarëve të rinj që praktikisht do ta njohin kalimin e gjeneratave në LSDM nga një gjeneratë në tjetrën, forcë të re, energji të re”, tha Filipçe. fc/

Foto: Printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR