• e premte, 05 dhjetor 2025

Filipçe: Qytetarët e Konçes më së miri e dinë dallimin mes punës së Bllagoj Ilievit dhe VMRO-DPMNE-së

Filipçe: Qytetarët e Konçes më së miri e dinë dallimin mes punës së Bllagoj Ilievit dhe VMRO-DPMNE-së

Shkup, 29 tetor 2025 (MIA) - Kryetari i Lidhjes Socialdemorkate të Maqedonisë, Venko Filipçe sonte në tubimin qytetar në Konçe bëri thirrje për dalje masive në zgjedhjet e së dielës dhe kërkoi mbështetje për kandidatin e LSDM-së, Bllagoj Iliev. Theksoi se banorët nga Konçe më së miri e njohin dallimin mes punës së Ilievit dhe kryetarit aktual nga VMRO-DPMNE.

"Bllagoj punoi në mandatin e kaluar. E dini se si sillej derisa ishte kryetar komune, e dini se derën e kishte të hapur për secilin, punoi për të mirën e komunës dhe për ju qytetarët. Ju më së miri e dini se si ishte në kohën e Ballagojës, çfarë vizioni kishte për Konçen, të vazhdojë dhe të zhvillohet më tutje", tha Filipçe.

Pas mandatit të Ilievit, shtoi Filipçe, dallimi në mënyrën e drejtimit është më se i dukshëm.

Sipas tij, kryetarët e komunave nga LSDM në mandatet e deritanishme treguan se çfarë do të thotë të punohet në interes të qytetarëve dhe të realizohen programet e premtuara.

Kryetari i LSDM-së Filipçe vlerësoi edhe se "VMRO-DPMNE dëshiron ta kthejë shtetin në kohën e frikës dhe shantazheve".

Ai vlerësoi se Qeveria nuk ndërmerr asgjë për, siç tha, "shpenzimet për jetë të cilat po rriten pa kontroll". Për një vit e gjysmë, tha Filipçe, Qeveria e VMRO-DPMNE-së nuk i rriti rrogat, as ndërkaq nuk i ndihmoi qytetarët në kushte kur çmimet e ushqimit po rriten nga muaji në muaj. ab/

Foto: Qendra për komunikim LSDM

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR