Filipçe: Pashkët japin fuqi dhe shpresë për përballje me sfidat, për fillime të reja dhe më të mira
- Post By Arta Bunjaku
- 12:19, 20 prill, 2025

Shkup, 20 prill 2025 (MIA) - Kryetari i Lidhjes Socialdemokratike të Maqedonisë, Venko FIlipçe, me rastin e festës së madhe krishtere - Pashkët, u dërgoi urim pjesëtarëve të besimit ortodoks dhe katolik me porosinë se festa e sotme jep fuqi dhe sjellë shpresë për fillime të reja dhe më të mira, për përballje me sfidat.
"Secili prej nesh në vete ka fuqi të kontribuojë ta bëjë këtë vend më të mirë, ndërsa së bashku mund të arrijmë shumë. Në këtë festë të madhe, të kemi paqe dhe qetësi në shpirt, ndërsa mirësia dhe maturia të jenë udhërrëfyesi ynë drejt të ardhmes më të mirë. krishti u ringjall, për shumë vite Pashkët", porositi në urim kryetari i LSDM-ës, Venko FIlipçe. ab/
Foto: LSDM