Filipçe për deklaratën e Georgievit: Askush nga Bullgaria nuk ka të drejtë t'i ofendojë institucionet tona
- Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, reagoi ashpër ndaj deklaratës së ministrit bullgar të Punëve të Jashtme, Georg Georgiev, i cili kryeministrin Hristian Mickoski e quajti "kryeministër verioro-maqedonas". Filipçe deklaratën e vlerësoi si ofenduese dhe të pahijshme, duke cekur se qëndrime të tilla nuk kontribuojnë për marrëdhënie të mira fqinjësore.
- Post By Arta Bunjaku
- 15:52, 10 korrik, 2025
Shkup, 10 korrik 2025 (MIA) - Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, reagoi ashpër ndaj deklaratës së ministrit bullgar të Punëve të Jashtme, Georg Georgiev, i cili kryeministrin Hristian Mickoski e quajti "kryeministër verioro-maqedonas". Filipçe deklaratën e vlerësoi si ofenduese dhe të pahijshme, duke cekur se qëndrime të tilla nuk kontribuojnë për marrëdhënie të mira fqinjësore.
"E dënoj deklaratën, sepse konsideroj e nuk është në frymën e vlerave demokratike, nuk është në frymën e vlerave civilizuese, nëse dëshironi. Nuk mundet asnjë politikan nga Bullgaria t'i ofendojë insstitucionet tona. Dhe kjo nuk është aspak në frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore", deklaroi Filipçe.
Ai përkujtoi se provokimet e tilla nuk janë risi dhe se diplomacia e Maqedonisë ë Veriut ka përvojë shumëvjeçare në përballje me sitiuata të ngjashme. Sipass tij, përgjigja nuk duhet të jetë me konfrontime, por me luftë të durueshme dhe vendimtare diplomatike.
"Ajo nuk kërkon as nervozë, as nuk kërkon patetikë, nuk kërkon konferenca patetike për shtyp. Ajo kërkon luftë serioze. Ajo kërkon bindje dhe luftë", porositi Filipçe, duke shtuar se negociatat me fqinjët duhet të shfrytëzohen si bazë për ndërtim të marrëdhënieve stabile, dhe jo të sillen në pikëpyetje. ab/
Fotо: MIА arkivi