Filipçe nga Pehçeva: Luftojmë për 500 euro rrogë minimale dhe dinjitet për secilin punëtor
- Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, sot ishte për vizitë në Pehçevë prej ku porositi se lufta në këto zgjedhje nuk është vetëm lokale as vetëm politike por është ekonomike dhe betejë për dinjitet, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së, të cilën MIA e transmeton në mënyrë integrale.
- Post By Arta Bunjaku
- 20:13, 5 tetor, 2025
Shkup, 5 tetor 2025
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, sot ishte për vizitë në Pehçevë prej ku porositi se lufta në këto zgjedhje nuk është vetëm lokale as vetëm politike por është ekonomike dhe betejë për dinjitet, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së, të cilën MIA e transmeton në mënyrë integrale.
"Luftojmë për 500 euro rrogë minimale të punëtorëve. Për të drejtën e njeriut të jetojë ndershëm nga rroga e vet në mënrë që të mund të shkojë në market, t'i sigurojë fëmijët, ta sigurojë familjen. Luftojmë për drejtësi, për dinjitet dhe shpresë", tha Filipçe.
Ai gjithashtu nga atje dërgoi porosi se Pehçeva është edhe një qytet prej të shumtëve ku nuk ka invesstime, nuk ka qytetarë krenarë. Para banorëve të pehçevëss, Filipçe foli për fytyr[ën e rrejsshme të pusshtetit dhe anën e tyre të dyfishtë si pushtet dhe si opozitë.
"Arroganca e VMRO-DPMNE-së duhet të ndalet, sepse nuk ka të ardhme të ndritshme me gënjesshtra", tha ai. Ne në këto zgjedhje para qytetarëve dalim me njerëz të ndershëm, me njerëz që kanë njohuri, rezultate, dësshirë të luftojnë dhe të përpiqen për komuna më të mira dhe jetë më të mirë. I tillë është edhe Zllatko Nikollovski të cilin të gjithë ju e njihni mirë. Të tillë janë edhe kandidatët tanë për këshilltarë.
Me atë rast, Filipçe u bëri thirrje qytetarëve më 19 tetor të vendosin nëse do t'i zgjedhin gëjeshtrat dhe mospërmbushjen e premtimeve të puhstetit apo do të zgjedhin luftë për shtëpi të drejtë dhe jetë më të mirë për të gjithë.
Qendra për komunikim me opinionin e LSDMsë
Foto: LSDM