Filipçe: Nderojmë guximin dhe mosbindjen e luftëtarëve që 81 vite më parë e çliruan Shkupin
- Sot, kur e shënojmë 13 Nëntorin - Ditën e Çlirimit të Shkupit, nderojmë guximin dhe mosbindjen e luftëtarëve që 81 vite më parë e çliruan Shkupin, ka shkruar në Fejsbuk, kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.
- Post By Qefsere Abduli
- 13:01, 13 nëntor, 2025
Shkup, 13 nëntor 2025 (MIA) - Sot, kur e shënojmë 13 Nëntorin - Ditën e Çlirimit të Shkupit, nderojmë guximin dhe mosbindjen e luftëtarëve që 81 vite më parë e çliruan Shkupin, ka shkruar në Fejsbuk, kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.
Kjo ditë, siç thekson Filipçe, është përkujtim i qëndresës së heronjëve të Luftës Nacionalçlirimtare, të cilët janë meritorë për lirinë që e jetojmë.
"Në këtë ditë të vitit 1944, rrugët e Shkupit ishin çliruar nga okupimi fashist, ndërsa Shkupi që atëherë frymon si qytet i lirë. Heronjtë tanë na lanë trashëgimi lirinë, por edhe detyrimin ta ruajmë dhe ta zhvillojmë atë. Sot, Shkupi po përballet përsëri me sfida - ekonomike, politike dhe shoqërore. Detyra dhe përgjegjësia jonë është të luftojmë për një Shkup modern dhe të drejtë, për një Shkup siç e meritojnë qytetarët, për një qytet që do të zhvillohet si një metropol evropian. Të mos e harrojmë mesazhin e paraardhësve tanë që krijuan lirinë – liria mbrohet çdo ditë, me punë, ndershmëri dhe kujdes për të gjithë qytetarët. Lavdi e përjetshme heronjve të Luftës Nacionalçlirimtare! Gëzuar 13 Nëntorin – Ditën e Çlirimit të Shkupit!”, shkroi Filipçe në postimin e tij në Fejsbuk. qa/
Foto: Fejsbuku i Venko Filipçes