• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Filipçe: Në rrethin e parë të zgjedhjeve lolake LSDM-ja shkon me koalicionin aktual, ndërsa në të dytin edhe me partitë nga blloku shqiptarë 

Filipçe: Në rrethin e parë të zgjedhjeve lolake LSDM-ja shkon me koalicionin aktual, ndërsa në të dytin edhe me partitë nga blloku shqiptarë 

Shkup, 27 gusht 2025 (MIA) - Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe sot deklaroi se sa i përket koalicioneve, në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale LSDM-ja do të paraqitet me koalicionin aktual, ndërsa sa i përket rrethit të dytë të zgjedhjeve tha se do të bisedojë edhe me partitë e tjera në bllokun shqiptar. 

Kryetari i LSDM-së njoftoi se deri në fund të kësaj jave ose në fillim të javës do të publikohen emrat e kandidatëve të mbetur për kryetar të komunave për zgjedhejt lokale 2025, si dhe se në periudhën e ardhshme do të prezantohen programet e kandidatëve të tyre.  

Ai shprehu keqardhje që, siç tha, koalicioni qeveritar nuk ka bërë diçka për të mbledhur shumicën në Parlament për t'u votuar Kodi Zgjedhor.

"Qeveria nuk është munduar të mbledhë shumicën e Badenterit. Ne kemi ndihmuar, e kemi pranuar propozimin që të ulet numri i nënshkrimeve të nevojshëm për regjistrimin e kandidaturave nga 1 për qind, që e shfuqizoi Gjykata Kushtetuese, në 0,5 për qind, që mendojmë se është e drejtë dhe e rregullon mirë atë hapësirë", tha Filipçe.

Në pyetjen nëse kandidaturat e pavarura mundë të tërheqin votuesit e tyre në zgjedhje, Filipçe nuk u përgjigj, por theksoi se personalisht mbështet vullnetin e të pavarurve dhe qytetarëve për të kandiduar kandidatët e tyre.

"Besoj se me këtë rritet mundësia për zgjedhjen e qytetarëve dhe besoj se duhet të ketë kandidatë. Ndërsa ne, normalisht, do të luftojmë me të gjithë kapacitetin tonë demokratik dhe me të gjitha instrumentet demokratike për ta fituar besimin e qytetarëve", theksoi Filipçe. 

LSDM-ja në zgjedhjet lokale, sipas tij, do të udhëheqë fushatë pozitive. "Ne nuk do të biem në atë nivel. Do të zhvillojmë një fushatë të mirë dhe pozitive. Do të promovojmë kandidatët tanë dhe politikat tona të mira. Në përgjithësi do të përqendrohemi në temat lokale, por do të prekim edhe disa nga temat qendrore, sepse besojmë se është e rëndësishme që njerëzit të dinë për kë po votojnë", theksoi Filipçe. 

Ai tha se nuk janë të sakta deklaratat se partia e tij së bashku me BDI-në përgatiti destabilizim dhe kaos për zgjedhjet lokale. Një skenarë të tilllë, tha Filipçe as nuk ekziston as nuk mendoj që të ketë. Sipas tij, LSDM-ja është e fokusuar në mekanizma demokratikë kundër pushtetit.

"I dëgjojmë ato akuza nga kryeministri një periudhë më të gjatë kohe se LSDM-ja dhe BDI-ja dhe nuk e di me kë përgatisin ndonjë skenar për destabilizim. Asgjë nga kjo nuk është e vërtetë. Deri më tani është dashur të ndodh ndonjë destabilizim sepse ai për këtë akuzo një periudhë më të gjatë, jo vetëm tani. Dhe kjo është diçka që i nevojitet, thjeshtë nuk ka me çka të lavdërohet, nuk ka asnjë politikë të mirë. E shihni se çka po ndodh me ekonominë, ka ndarje", deklaroi Filipçe në pyetjen e gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp në parti.

Pemtimi VMRO-DPMNE-së nga viti 2024, sipas tij, kanë mbetur të paplotësuara. "Kushte më të mira për bisedime me Evropën, po kjo nuk ndodhi. Shqipëria dhe Mali i Zi na kanë kaluar, ndërsa standardi në Maqedoni stagnon", tha ai në konferencën për shtyp.

Për fotografinë ku shihet se pusho së bashku me ish-kryetarin e LSDM-së, Zora Zaev në një jahtë në Greqi, ndërsa nga ana tjetlr akuzon për ulje të standardit për jetesë, Filipçe tha se edhe atë se si ka legjitimitet dhe kredibilitet të flasë rreth kësaj çështje sepse gjithë jetën punon për qytetarët. "Fillimisht si mjet me pacientë, ndërsa më tej si ministër kur kam luftuar për të gjithë qytetarët, dhe për standardin e punonjëse shëndetësorë", tha Filipçe duke theksuar se pagat janë rritur të punonjësve shëndetësorë duke paralajmëruar se do të luftojë për standardin e qytetarëve.

Akuzoi se një sistem propagande ka qenë i pranishëm kundër tij për një kohë të gjatë dhe se ai kishte një shtëpi në Nerez, se ka një dhuratë një xhip, një ndërtesë dhe një kompani ajrore në Dubai. Kjo, tha Filipçe, nuk është e vërtetë dhe i vjen keq që VMRO-DPMNE po zhvillon një sistem të tillë.

"Unë besoj se kjo nuk është më vetëm një fenomen politik, por është tashmë një fenomen shoqëror dhe se po flasim për njerëz që krijojnë atë narrativë në mënyrë që të ulin nivelin e komunikimit politik dhe publik nën nivelin elementar të qytetërimit. Ata thjesht duan t'ju fusin në baltë dhe të luftojnë këtu, por unë nuk do ta lejoj këtë. Të gjitha këto gjëra nuk janë absolutisht të vërteta", tha Filipçe.

Kryetari i LSDM-së tha se nuk konsultohet me Zaevin për çështje politike. "Zoran Zaev nuk është më i përfshirë në politikë. Ne i ndërtojmë vendimet e mia politikisht këtu së bashku me udhëheqjen", tha Filipçe në konferencën për shtyp në selinë e partisë. mb/qa/

Foto: LSDM

QËNDRONI TË LIDHUR