• e enjte, 04 dhjetor 2025

Filipçe: Në Koçan asnjë politikan nuk mund të ecë me kokën lart

Filipçe: Në Koçan asnjë politikan nuk mund të ecë me kokën lart

 Koçani, 13 tetor 2025 (MIA)  -  "Në Koçan askush, asnjë politikan nuk mund të ecë me kokën lart, me kokën lart nuk shkohet te njerëzit të cilët me muaj kërkojnë drejtësi",    tha kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Venko Filipçe, në tubimin qytetar në Koçan.

"Me kokën lart nuk shkohet përpara njerëzve që kanë humbur gjithçka,  dhe ende nuk e marrin  të vërtetën. Me kokën lart nuk shkohet te ata që kërkojnë drejtësi me muaj të tërë, dhe kishte përpjekje për drejtësi selektive. Me kokën lart nuk shkohet  te ata që u ushtruan presion për protesta. Nuk ka dinjitet në arrogancë dhe hipokrizi", tha kryetari i LSDM-së. 

 Ai shtoi se askush që mori pjesë në ndërtimin e sistemit nuk ka të drejtë të amnistohet për tragjedinë që ndodhi në Koçan.

"Unë nuk do të them se kam ardhur me kokën lart. Erdha si një njri që është i vetëdijshëm se politika dhe partitë politike tridhjetë vjet më parë janë ato që ndërtuan këtë sistem. Dhe askush nuk ka të drejtë të amnistohet. Prapa nuk mundemi t'i ndryshojmë gjërat, por mund të nxjerrim mësime - dhe ta ndryshojmë sistemin. Le ta ndryshojmë të ardhmen", tha Filipçe. 

 Në fjalimin, Filipçe theksoi se dhimbja e viktimave në tragjedinë e Koçanit është një dhimbje që nuk harrohet dhe një boshllëk që nuk mbushet kurrë.

 

Në fjalimin në tribubë, Filipce theksoi se LSDM ofroi ligj dhe mbështetje për viktimat e tragjedisë së Koçanit, por qeveria nuk pranoi asgjë.

 Në tribunë, Filipçe tha se qytetarët janë mjaftueshëm të vetëdijshëm për të vlerësuar se kush u soll në mënyrë burrështetasish dhe kush e tregoi fytyrën e tij të vërtetë, të shëmtuar, pas tragjedisë më të rëndë në Koçan.

  Ai tha se LSDM-ja e shpalli "të vërtetën për Koçanin kur institucionet heshtën dhe publiku kërkonte përgjigje".

 Sipas tij, LSDM  viteve të kaluara ka luftuar për ndryshime të vërteta dhe të sinqerta reformuese në shtet.

 

Фото/видео: СДСМ

QËNDRONI TË LIDHUR