• e hënë, 03 mars 2025

Filipçe: Maqedonia dërgon mesazh se politika e saj e jashtme është improvizim

Filipçe: Maqedonia dërgon mesazh se politika e saj e jashtme është improvizim

Shkup, 26 shkurt 2025 (MIA) - Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe sot në konferencën për media tha se votimi i fundit për rezolutat për Ukrainën në KB qartë tregon se politika e jashtme e Maqedonisë është pa busull, se vendoset në mënyrë impulsive dhe pa prioritete të jashtme politike.

"Me këto vendime kaotike dhe me të vërtetë të pakuptueshme Maqedonia dërgon mesazh se politika e saj e jashtme është improvizim. Plotësisht Qeveria thelloi konfuzionin me atë që pranoi të jemi bashkësponsorizues të rezolutës amerikane, ndërsa pastaj votuam me abstenim. Për herë të parë një qeveri e Maqedonisë që bashkësponsorizon një rezolutë pastaj nuk voton për të njejtën", tha Filipçe.

Filipçe beson se për të dy rezolutat e KB-së është dashur të votohet "pro", sepse ato nuk kundërshtojnë njëra-tjetrën por plotësohen.

Ai përshëndeti thellimin e partneritetit strategjik me SHBA-në, por kërkoi përgjigje nga Qeveria se cili është qëllimi i kësaj mbështetje të administratës së re të SHBA-së, ç'farë ka kërkuar Qeveria dhe çka pret prej saj.

E përsëriti qëndrimin e LSDM-së për të ardhmen evropiane të vendit. Filipçe në konferencën për media nga Qeveria kërkoi përgjigje dhe nëse me të vërtetë paratë e kredisë hungareze janë shpenzuar ose po shpenzohen. sa/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR