• e premte, 05 dhjetor 2025

Filipçe: Kur nuk ka rezultate, pushteti përdor fushata të zeza, assesi të kuptojnë se janë lexuar

Filipçe: Kur nuk ka rezultate, pushteti përdor fushata të zeza, assesi të kuptojnë se janë lexuar

Vallandovë, 7 tetor 2025 (MIA) - Çdo ditë shohim fushatën e zezë kundër LSDM-së, afera të sajuara që kanë dështuar një nga një. Kishte sulme hibride, dronë, dhe tani një lloj shkopinjsh. Ata kurrë nuk do ta kuptojnë se qytetarët i kanë lexuar. Por as unë, as LSDM-ja, nuk do të hyjmë në baltën në të cilën ndihen rehat. Do të vazhdojmë ta demaskojmë qeverinë e rreme dhe hipokrite. Dhe do të flasim edhe më shumë për problemet reale, të përditshme të qytetarëve. Kjo është lufta jonë për paga më të larta për punëtorët, për pagë minimale prej 500 eurosh, për pensione më të larta, për bujqit, për mjekët, për mësuesit, për të rinjtë, për Evropën, theksoi lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, në forumin qytetar sonte në kuadër të fushatës zgjedhore lokale "Luftojmë për shtëpinë tonë" që u mbajt në Vallandovë, në të cilin u prezantuan kandidatët për këshilltarë dhe kandidati për kryetar komune, Pero Kostadinov.

Filipçe shtoi se LSDM-ja ka treguar dhe dëshmuar se çdo gjë është e mundur, sepse kur partia e udhëhoqi vendin në krizat më të vështira, pagat u rritën për shtatë vjet me radhë.

"Paga minimale nga 9.000 denarë është rritur në 22.500 denarë, ndërsa mesatarja nga 22 në mbi 40 mijë denarë. Kemi sjellë sistem për rritjen e pensioneve, kemi rritur ndihmën sociale për 300 për qind. Kemi siguruar masa në tre krizat radhazi me vlerë 2,6 miliardë euro. Janë shpëtuar 80 mijë vende pune. Njëzet mijë kompani janë shpëtuar nga mbyllja, 660 mijë familje janë mbrojtur duke subvencionuar faturat e tyre të energjisë elektrike", theksoi kryetari i LSDM-së.

Ai ju bëri thirrje qytetarëve që dikur besuan në idenë socialdemokrate përsëri të përfshihen në luftën për jetë dinjitoze dhe shtet ligjor. 

Në fjalim, Filipçe porositi se kjo luftë nuk është vetëm politike, por njerëzore dhe shoqërore, luftë për vlera.

Kandidati për kryetar të Vallandovës nga LSDM dhe koalicioni, Pero Kostadinov në tribunën qytetare tha se kërkon mandat të ri, sepse proceset e filluara meritojnë të vazhdojnë. 

Ai për mandatin e ri paralajmëroi programe të reja me të cilat do të transferohen 10 milionë denarë drejt qytetarëve për fillimin e biznesit familjar. 

Sonte u prezantuan edhe kandidatët për këshilltarë nga LSDM dhe koalicioni, ndërsa listës i prin Nadica Nediq. 

Foto: LSDM

 

QËNDRONI TË LIDHUR