• e enjte, 12 shtator 2024

Filipçe: KSHPK ta konfirmojë gjendjen faktike me pasurinë time, ndërsa pastaj do të kërkoj që Mickoski të më kërkojë falje

Filipçe: KSHPK ta konfirmojë gjendjen faktike me pasurinë time, ndërsa pastaj do të kërkoj që Mickoski të më kërkojë falje

Strumicë, 11 shtator 2024 (MIA) – Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe thotë se është mirë që VMRO-DPMNE do të parashtrojë ankesë në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit për pasurinë e tij që të konfirmohet gjendja faktike, ndërsa pastaj, siç tha, do të kërkojë kërkimfalje publike nga lideri i VMRO-DPMNE-së dhe kryeministri Hristian Mickoski.

“Është mirë që VMRO-DPMNE ka dhënë diçka si nismë në një institucion që patjetër të zbardhet dhe pasi Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit do ta analizojë rastin, ndërsa apeloj që kjo të ndodhë sa më shpejt dhe të dalin me qëndrim dhe të thonë se si është gjendja aktuale, unë do t'i kërkoj kryeministrit Mickoski që të më kërkojë falje publike, ashtu siç doli publikisht gjatë intervistës së djeshme për ta thënë atë gënjeshtër”, tha Filipçe në përgjigje të pyetjes së gazetarëve se ka dhënë dy fletëpronësi të ndryshme si ministër dhe si deputet.

Sipas tij, fletëpronësia e tij është identike, gjegjësisht kur të shihet pasuria e përgjithshme bëhet fjalë për sipërfaqe të njëjtë, ndërsa dallimi i vetëm ishte në mënyrën e raportimit. 

“Në fletëpronësinë e mëparshme nuk vendoset, ndërsa tani ka hapësirë që të vendosen fletëpronësi si dokumente. Kur do të analizohet e gjithë kjo do të shihet se është njëjtë”, tha Filipçe, i cili mori pjesë në promovimin e transportit elektrik urban në Strumicë.

Zëdhënësja e VMRO-DPMNE-së Marija Miteva dje në konferencë për media paralajmëroi se do të parashtrojnë ankesë në KSHPK me kopje nga paraqitja elektronike e fletëve anketuese të Filipçes nga viti 2018 dhe 2024, prej të cilëve, siç tha, qartë mund të përfundohet se të dhënat nga dy fletët anketuese nuk korrespondojnë njëra me tjetrën. 

Ajo informoi se Venko Filpçe si ministër i Shëndetësisë në Fletën e tij anketuese ka raportuar një shtëpi prej 464 metra katrorë e ndërtuar në vitin 2017, si dhe një banesë prej 130 metra katrorë, të fituar si dhuratë në vitin 2016. Përderisa, siç tha, në emër pasuri e përbashkët ka raportuar edhe një banësë në Shkup prej 50 metra katrorë, të fituar me marrëveshje për shitblerje në vitin 2010. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR