Filipçe: Kryeministri të ndalojë me spinet dhe të fillojë të përballet me problemet reale
- Qeveria duhet ta udhëheq vendin ose duhet të largohet, deklaroi sot kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe. Sipas tij, kryeministri Hristijan Mickoski, duhet të ndalojë së bëri spine dhe të fillojë të përballet me problemet reale në vend.
- Post By Ramize Qamili
- 15:33, 8 tetor, 2025
Shkup, 8 tetor 2025 (MIA) - Qeveria duhet ta udhëheq vendin ose duhet të largohet, deklaroi sot kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe. Sipas tij, kryeministri Hristijan Mickoski, duhet të ndalojë së bëri spine dhe të fillojë të përballet me problemet reale në vend.
"Kryeministri duhet të ndalojë së bëri spin. Ka probleme dhe çështje serioze të cilave duhet t'u përgjigjet. Kur një person nuk ka asgjë për të thënë, kur nuk ka asgjë për t'u mburrur - as projekt, as parashikim të mirë për vendin - atëherë ai përdor gënjeshtra të tilla", deklaroi Filipçe.
Akuzoi se ka ngecje ekonomike, se nuk do të ketë rritje, gjë që u konfirmua edhe nga institucionet ndërkombëtare.
"Nuk ka rritje, ka pasur rënie të pagës mesatare vitet e fundit, ka pasur rritje të madhe të çmimeve të produkteve bazë ushqimore, kompanitë po mbyllen dhe njerëzit po humbin vendet e tyre të punës çdo ditë, ka pasur rënie të investimeve të huaja. Në vend që të merret me këto probleme, kryeministri po shpik afera dhe skandale", tha Filipçe.
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në tubimin e mbrëmshëm në Gostivar në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale 2025, i bëri thirrje Filipçes që publikisht të thotë se çfarë mendon për mentorin dhe gurunë e tij nga Strumica.
"Për arsye se i vjen turp të thotë dhe për shkak se është hipokrit dhe thotë një gjë publikisht, ndërsa në të njëjtën kohë vepron, punon dhe bën plane të përbashkëta me të, i bëj thirrje Filipçes të thotë publikisht se çfarë mendon për mentorin dhe gurunë e tij, nëse ka qenë kryetar i Qeverisë i mirë dhe nëse ka bërë mirë për Maqedoninë. Natyrisht, nuk pres që ai të japë përgjigje që të gjithë ne qytetarët e dimë mirë. Kjo është arsyeja pse në këto zgjedhje, çdo person ka një moment në jetën e tij kur duhet të vendosë. Jo për politikë. Por për atë se kujt i beson, kë e njeh si tëndin. Kush është këtu kur është e vështirë, kush nuk fshihet kur duhet të përgjigjet, kush e njeh lagjen tënde, dhimbjen tënde, luftën tënde", tha Mickoski. rq/
Foto: arkivi i MIA-s