• e premte, 20 dhjetor 2024

Filipçe: Kategorikisht jam kundër ndarjeve etnike në shkencë

Filipçe: Kategorikisht jam kundër ndarjeve etnike në shkencë

Shkup, 16 tetor 2024 (MIA) - Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe njoftoi se është kategorikisht kundër ndarjeve etnike në shkencë pas idesë për formimin e një akademie paralele për shkenca dhe arte të shqiptarëve.

"Jam i brengosur dhe kategorikisht e kundërshtoj idenë për formimin e një akademie të re paralele për shkenca dhe arte. Precedent është për formimi i institucioneve 'etnikisht të pastra', dhe kjo ide e njëjtë ishte refuzuar pa mëdyshje më parë nga akademikët aktualë", ka shkruar Filipçe në profilin e tij në Fejsbuk. 

Ai theksoi se LSDM-ja nuk do ta mbështesë "kurrfarë paralelizmi në institucione".

"LSDM-ja nuk do ta mbështesë kurrëfarë paralelizmi në institucione. Shkenca nuk duhet të etnizohet në asnjë mënyrë dhe në asnjë rast. Për LSDM-në edhe për mua si kryetar, ky është mesazh tendencioz politik që i shërben vetëm synimeve për të nxitur përçarje që sjellin dëme të mëdha për qytetarët dhe shoqërinë", ka shkruar Filipçe në reagim. 

Siç thotë "më vjen keq që VMRO-DPMNE hesht ndaj kësaj ideje, e me këtë edhe e miraton atë” dhe paralajmëroi se “LSDM-ja do të përdor të gjitha mekanizmat në dispozicion për ta kundërshtuar atë në komunat që do ta financojnë këtë projekt”. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR