Filipçe: Jemi të gatshëm për zgjedhje në çdo kohë
- Unë jam mjaft i sigurt se do të ketë zgjedhje të parakohshme. Nëse do të jenë në fund të këtij viti apo në fillim të vitit të ardhshëm, kjo varet nga disa faktorë, tha kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, i cili sot iu përjgigj pyetjes së gazetarëve në Kuvend nëse ështëpër mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
- Post By Arta Bunjaku
- 13:10, 28 janar, 2026
Shkup, 28 janar 2026 (MIA) - Unë jam mjaft i sigurt se do të ketë zgjedhje të parakohshme. Nëse do të jenë në fund të këtij viti apo në fillim të vitit të ardhshëm, kjo varet nga disa faktorë, tha kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, i cili sot iu përjgigj pyetjes së gazetarëve në Kuvend nëse ështëpër mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
"Kjo Qeveri po e çon shtetin në humnerë, ndërsa lidhur me gatishmërinë tonë absolutisht në çdo kohë, jemi të gatshëm të dalim në zgjedhje. Me atë rast mendoj se përfundimisht qytetarët e kanë të qartë se për çfarë Qeverie bëhet fjalë dhe se tashmë nuk mund të kalojë propaganda e rrejshme, me të cilën ata erdhën në pushtet në vitin 2024, të përkujtoj, me rretorikë nacionaliste, me propagandë të rrejshme se LSDM janë tradhtarë të interesave nacionale, premtonin kornizë më të mirë negociuese, ndërkaq çfarë bënë, e izoluan vendin", tha Filipçe.
Lideri i LSDM-së shtoi se për shkak të politikave të këqija, do të pësojë industria në periudhën në vijim tashmë nuk do të funksionojë siç funksiononte deri më tani sektori transportues.
"Shoferët e kamionëve i bllokojnë vendkalimet kufitare jo pa arsye. Ata kanë problem real, ne e dinim se në vitin 2025, çfarë vendimi solli Bashkimi Evropian. Parashtrohet pyetja: çfarë bëri Qeveria në atë fushë? Ne do të jemi gjithnjë e më shumë të izoluar me këtë Qeveri, në margjina të BE-së", tha Filipçe.
Ai konsideron edhe se SHBA-ja, partneri ynë strategjik, gjithashtu "po na lë anash".
"Kjo Qeveri nuk ka ftesë për Bordin e paqes të presidentit Tramp dhe administratës së tij. Ka vende të tjera në rajon. Kjo vetëm është dëshmi se Qeveria qëllimisht e çon vendin në izolim, duke bartur kapital të dyshimtë, duke bashkëpunuar me regjime autoritare në rajon, duke i shuar demorkacinë dhe lirinë e fjalës dhe kjo thjeshtë nuk çon askund", deklaroi Filipçe. ab/
Foto: МIА