Filipçe dhe Mexhiti do të dëgjohen para Komisionit anketues për skandalin me Onkologjinë
- Ish ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dhe ministri aktual Fatmir Mexhiti sot do të dëgjohen para Komisionit anketues për skandalin në ISHP Klinika universitare për radioterapi dhe onkologji.
- Post By Besnik Shuki
- 07:28, 17 tetor, 2023

Shkup, 16 tetor 2023 (MIA) - Ish ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dhe ministri aktual Fatmir Mexhiti sot do të dëgjohen para Komisionit anketues për skandalin në ISHP Klinika universitare për radioterapi dhe onkologji.
Kryetarja e Komisonit anketues, Rashella Mizrahi paralajmëroi se sot i pari do të përgjigjet Filipçe, ndërsa pastaj do të flasë Mexhiti.
Deri tani para Komisionit anketues, i cili duhet ta konfirmojë përgjegjësinë politike për skandalin me terapinë e Onkologjisë, kanë folur ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe ish ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali.
Për skandalin e Onkologjisë, Prokuroria publike ende po zhvillon hetim, ndërsa protesta të kohëpaskohshme organizojnë grupe të pacientëve dhe anëtarë të familjeve të të vdekurve nga kanceri. bsh/