Filipçe: Abstenimi është shpërblim për DPMNE-në, bëj thirrje për mobilizim në zgjedhjet lokale
- "Zgjedhjet lokale janë moment i vendimit të rëndësishsëm për secilën komunë, por edhe për Maqedoninë. Ose do ta mbrojmë shtëpinë që e ndërtojmë, ose do të shohim se si e rrënojnë, tullë pas tulle. E di se qytetarët janë të zhgënjyer, por tani është koha për mobilizim, jo për abstenim. Abstenimi është shpërblim për VMRO-DPMNE-në. Bëj thirrje për mobilizim. Ejani së bashku ta mbrojmë shtëpinë që e ndërtojmë me dekada, së bahsku me LSDM-në dhe koalicionin, për shtëpinë tonë të përbahkët, për Maqedoninë", porositi kryetari i LSDM-së, dr. Venko Filipçe në tubimin qytetar në Makedonska Kamenicë, thuhet në kumtesën e LSDM-së, të cilën MIA e publikon në formë integrale.
- Post By Arta Bunjaku
- 19:34, 5 tetor, 2025
Makedonska Kamenicë, 5 tetor 2025
"Zgjedhjet lokale janë moment i vendimit të rëndësishsëm për secilën komunë, por edhe për Maqedoninë. Ose do ta mbrojmë shtëpinë që e ndërtojmë, ose do të shohim se si e rrënojnë, tullë pas tulle. E di se qytetarët janë të zhgënjyer, por tani është koha për mobilizim, jo për abstenim. Abstenimi është shpërblim për VMRO-DPMNE-në. Bëj thirrje për mobilizim. Ejani së bashku ta mbrojmë shtëpinë që e ndërtojmë me dekada, së bahsku me LSDM-në dhe koalicionin, për shtëpinë tonë të përbahkët, për Maqedoninë", porositi kryetari i LSDM-së, dr. Venko Filipçe në tubimin qytetar në Makedonska Kamenicë, thuhet në kumtesën e LSDM-së, të cilën MIA e publikon në formë integrale.
"Këto nuk janë vetëm zgjedhje lokale", shtoi ai. "Qytetarët kanë mundëssi me votën e tyre të dërgojnë porosi: mjaft, shteti sërish duhet të kthehet në duart e njerëzve", theksoi Filipçe.
"Lufta për shtëpinë tonë nuk është vetëm lokale dhe nuk është vetëm politike. Ajo është betejë ekonomike, betejë për dinjitetin. Luftojmë për 500 euro rrogë minimale, që secili person të mund të jetojë me dinjitet nga puna e tij. Luftojmë për rend dhe drejtësi, për shtet që punon për qytetarët e vet, dh ejo për elitat partiake. Për të ardhmen dhe për shpresë", potencoi kryetari i LSDM-së, dr. Venko Filipçe.
"Ne dalim me njerëz të ndershëm dhe të përkushtuar. Këtu është Sonja tamenkova - ish-kryetare e komunëss e cila tregoi se çka do të thotë ta duash shtëpinë dhe të punosh për të", nënvizoi ai.
2Motivi për kandidaturën e aj është të vazhdojmë atje ku u ndalëm, sepse komuna shkoi prapa në çdo aspekt", tha Filipçe.
Ai theksoi se LSDM çdoherë ka qenë më shumë se parti, lëvizje e lirisë, drejtësisë dhe barazisë, me ide që shteti të jetë shtëpi për të gjithë, jo për disa të privilegjuar.
Qendra për komunikim me opinionin e LSDM-së
Foto: LSDM