Filarmonia e Maqedonisë dhe Durlovski me triumf në Sallën e Artë të Muzikferajnit në Vjenë
- Filarmonia e Maqedonisë e shënoi jubileun e saj më të madh - 80-të vjetorin e themelimit, me një gala koncert në sallën e artë prestigjioze të Muzikferajnit në Vjenë, një nga qendrat muzikore më të njohura në botë, ku tradicionalisht mbahet edhe koncerti i famshëm i Vitit të Ri në Filarmoninë e Vjenës.
- Post By Sara Ademi
- 15:24, 29 tetor, 2025
Shkup, 29 tetor 2025 (MIA) - Filarmonia e Maqedonisë e shënoi jubileun e saj më të madh - 80-të vjetorin e themelimit, me një gala koncert në sallën e artë prestigjioze të Muzikferajnit në Vjenë, një nga qendrat muzikore më të njohura në botë, ku tradicionalisht mbahet edhe koncerti i famshëm i Vitit të Ri në Filarmoninë e Vjenës.
Si solistë morën pjesë Ana dhe Igor Durlovski, të cilët me interpretimin e tyre të jashtëzakonshëm mahnitën publikun në sallën e mbushur. Durlovski me mjeshtri interpretoi këngët maqedonase, të gjitha në aranzhime artistike të kompozitorit Soni Petrovski.
Në pjesën e dytë të koncertit, Filarmonia e Maqedonisë nën dirigjimin e maestro Jeruham Sharovski intepretoi vepra nga Antonin Dvorzhak dhe Bete Ilin, ndërsa në bis sërish u interpretua vepra nga Gligor Smokvarski.
Pjesëmarrja në Muzikferajn paraqet një moment të rëndësishëm në historinë e Filarmonisë së Maqedonisë dhe është një konfirmim për cilësinë e saj të lartë profesionale dhe artistike.
Pjesëmarrja e Filarmonisë së Maqedonisë në Vjenë është mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit dhe Ambasada e Maqedonisë në Austri, si pjesë e projektit për diplomaci kulturore dhe promovim ndërkombëtar të artit maqedonas. sa/
Foto: Fejsbuk"/ Igor Durlovski