• e diel, 22 dhjetor 2024

FIFA nuk do ta përjashtojë Brazilin nga garat ndërkombëtare

FIFA nuk do ta përjashtojë Brazilin nga garat ndërkombëtare

Cyrih, 10 janar 2024 (MIA) - Asociacioni botëror i futbollit (FIFA) nuk do të vendos sanksione për kombëtaren braziliane dhe klubet në vend, shkruan "Inside the Games".

Më 25 dhjetor, FIFA e ka paralajmëruar Konfederatën braziliane të futbollit (CBF) për suspendim të mundur nga garat ndërkombëtare për shkak të involvimit në zgjedhjen e shefit të ri të organizatës.

Më 7 dhjetor, gjykata në Rio de Zhanejro e suspendoi Rodrigezin të punojë për CBF për shkak të parregullsive zgjedhore vitin e kaluar. FIFA këtë vendim e konsideron për shkelje të kartës së saj për mosinvolvim të trupave qeveritarë në punën e federave të futbollit në vend.

Më 4 janar, Gjykata supreme federale dha urdhër që Rodrigez të kthehet në funksion. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR