• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

FIFA ka suspenduar ish-kryetarin e Federalës spanjolle të fudbollit, Rubiales

FIFA ka suspenduar ish-kryetarin e Federalës spanjolle të fudbollit, Rubiales

Cyrih, 30 tetor 2023 (MIA) - Komisioni disiplinor i Federatës ndërkombëtare të futbollit (FIFA) ka vendosur të pezullojë për tre vjet ish-kryetarin e Federatës mbretërore të futbollit spanjoll (RFEF), Luis Rubiales nga aktivitetet në futboll pas incidentit me futbollisten spanjolle, Xhenifer Hermoso.

"Komiteti disiplinor i FIFA-s ka pezulluar Luis Rubiales, ish-kryetarin e Federatës spanjolle në futboll, nga të gjitha aktivitetet e lidhura me futbollin në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar për tre vjet, pasi konstatoi se ai ka shkelur nenin 13 të Kodit disiplinor të FIFA-s. Ky rast ka të bëjë me ngjarjet e ndodhura gjatë finales së Kupës së Botës për femra në gusht 2023", njoftoi një përfaqësues i shërbimit për shtyp të organizatës. 

Më 20 gusht, kombëtarja spanjolle për femra u bë kampione e botës, duke mposhtur kombëtaren angleze në finale (1:0). Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve, Rubiales puthi Hermoso në buzë. Prokuroria spanjolle nisi hetim për sulm seksual nga ana Rubiales.

Më 15 shtator, Gjykata kombëtare spanjolle e drejtësisë vendosi t'i ndalojë Rubialesit t'i afrohej futbollistes në 200 metra dhe të komunikonte me të gjatë hetimit. rq/bsh/

Foto: "X"

QËNDRONI TË LIDHUR