• e premte, 05 dhjetor 2025

FIFA: Janë shitur më shumë se një milion bileta për KB2026

FIFA: Janë shitur më shumë se një milion bileta për KB2026

Majami, 17 tetor 2025 (MIA) - Federata ndërkombëtare e futbollit (FIFA) publikoi se janë shitur më shumë se një milion bileta për Kupën botërore, e cila do të mbahet verën e ardhshme në SHBA, Kanada dhe Meksikë. 

Kërkesa më e madhe është regjistruar nga tifozët në tre vendet nikoqire, ndërsa bileta kanë blerë tifozë nga 212 vende dhe territore të ndryshme, megjithëse deri më tani dihen vetëm 28 nga 48 pjesëmarrësit në turneun botëror nga 11 qershori deri më 19 korrik të vitit të ardhshëm. 

FIFA publikoi se Anglia, Gjermania, Brazili, Spanja, Kolumbia, Argjentina dhe Franca janë midis 10-të vendeve të para sipas numrit të biletave të blera. 

"Ndërsa ekipet kombëtare në të gjithë botën garojnë për një vend në Kupën historike botërore, jam i mahnitur që kaq shumë tifozë të futbollit duan të jenë pjesë e garës në Amerikën e Veriut. Ajo është përgjigje e jashtëzakonshme dhe një shenjë e mrekullueshme se Kupa më e madhe botërore dhe më gjithëpërfshirëse në histori po kap imagjinatën e tifozëve", tha kryetari i FIFA-s, Xhani Infantino. rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR