• e diel, 22 dhjetor 2024

FIFA e suspendoi Overmarsin nga futbolli

FIFA e suspendoi Overmarsin nga futbolli

Cyrih, 10 janar 2024 (MIA) - Asociacioni botëror i futbollit (FIFA) e suspendoi ish sulmuesin e Barcelonës, Arsenalit dhe të kombëtares holandeze, Mark Overmars për shkak të dërgimit të fotografive të pahijshme për koleget.

"FIFA mund të konfirmojë se me kërkesë të Asociacionit mbretëror të futbollit të Holandës (KHVB), Komisioni disiplinor i FIFA-s vendosi sanksione për Mark Overmarsin, të cilat do të zbatohen mbarë botën", publikoi FIFA.

Në shkurt të vitit 2022, Ajaksi e pushoi nga puna Overmarsin për shkak se i ka dërguar fotografi të organit të tij seksual njërës prej të punësuarve. Funksionari holandez ka punuar në strukturën e Ajaksit nga viti 2012. Në mars të vitit 2022, Overmars iu bashkangjit Antverpenit belg si drejtor sportiv. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR