• e premte, 05 korrik 2024

FIFA e prezantoi logon për Botërorin në vitin 2026

FIFA e prezantoi logon për Botërorin në vitin 2026

Los Anxhelos, 18 maj 2023 (MIA) - Federata botërore e futbollit (FIFA) e prezantoi logon e Botërorit në vitin 2026. Logoja është kombinim i trofeut të Botërorit dhe vitit të turneut.

Promovimi u mbajt mbrëmë në Los Anxhelos, ku kanë marrë pjesë legjenda të futbollit dhe mysafirë specialë nga Kanadaja, Meksika dhe SHBA-ja. Personalitete kryesorë ishin kryetari i FIFA-s, Xhani Infantino dhe fituesi i dyfishtë i Kupës botërore, braziliani Ronaldo.

Me këtë rast do të prezantohen edhe 16 logo individuale të qyteteve nikoqirë.

Kampionati botëror në vitin 2026 do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Për herë të parë në fazën finale do të marrin pjesë 48 kombëtare. bsh/

Foto: Fejsbuk FIFA

QËNDRONI TË LIDHUR