Fico gjatë vizitës në Brazil është përshëndetur si kryeministër i Jugosllavisë
- Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, i cili së fundmi ishte për vizitë të tij të parë zyrtare në Brazil, është prezantuar si kryeministër i Jugosllavisë, shtet i cili nuk ekziston me dekada.
Bratislavë, 11 dhjetor 2024 (MIA) - Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, i cili së fundmi ishte për vizitë të tij të parë zyrtare në Brazil, është prezantuar si kryeministër i Jugosllavisë, shtet i cili nuk ekziston me dekada.
Për shkak të problemeve shëndetësore të presidentit të Brazilit, Luiz Inasio Lula da Silva, Fico u prit nga zëvendëspresidenti Geraldo Alkmin.
Sipas Blumbergut, Alkmini gjatë drekës solemne e ka përshëndetur Ficon si kryeministër i Jugosllavisë.
"Për herë të parë kryeministri i Jugosllavisë po e viziton Brazilindhe ne jemi të lumtur dhe të nderuar", deklaroi Alkmini.
Fico, nuk ka reaguar për gabimin e zëvendëspresidentit të Brazilit.
Foto: Arkivi i MIA-s