• e hënë, 23 dhjetor 2024

FFM: Me zemër të plotë kundër Superligës

FFM: Me zemër të plotë kundër Superligës

Shkup, 22 dhjetor 2023 (MIA) - Federata e futbollit e Maqedonisë së Veriut (FFM) shprehi mbështetje të parezervë ndaj UEFA-së dhe u deklarua kundër të ashtuquajturës Superligë, formimin e të cilës tani për tani zyrtarisht e mbështesin vetëm Real Madridi dhe Barcelona.

FFM iu bashkangjit numrit të madh të federatave evropiane të cilat qëndruan në anën e kryesisë së futbollit evropian, duke porositur se loja e futbollit duhet të mbetet e hapur për të gjithë.

"Fama nuk është vetëm qëllim, por udhëtim i cili përfitohet me punë dhe djersë në terren. Me çdo hap apo plotësim, me çdo shpresë, ne kërkojmë ndrshmëri dhe pasion në lojë. Secili ekip le të inspirohet të luajë me zemër të plotë, të luftojë për secilin top, sikur të jetë i fundit, dhe të garojë në frymën e lojës së vërtetë të drejtë. Për dashurinë ndaj lojës që na bashkon dhe na motivon të gjithëve", kumtoi FFM. 

Pasi që Gjykata evropiane e drejtësisë dje i shpalli të paligjshme procedurat e FIFA-së dhe UEFA-së për bllokim të formimit të Superligës, federatat evropiane unanimisht u deklaruan kundër këtij projekti, ndërsa ndeshjet e djeshme në La Ligën spanjolle u luajtën nën moton "Meritojeni atë në terren". ab/

Foto: FFM

QËNDRONI TË LIDHUR