• e hënë, 23 dhjetor 2024

FFM: Filip Popovski dhe Sasho Dinevski pjesë e organizimit të EURO 2024

FFM: Filip Popovski dhe Sasho Dinevski pjesë e organizimit të EURO 2024

Shkup, 12 qershor 2024 (MIA) - Përfaqësuesi i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Filip Popovski në rolin e delegatit të ndeshjeve dhe Sasho Danevski, trajner fitnesi i gjyqtarëve të futbollit, do të jenë pjesë e organizimit të ndeshjeve të Kampionatit Evropian 2024 në Gjermani.

Siç njofton FFM-ja, Filip Popovski është caktuar si delegat për të gjitha ndeshjet që do të luhen në stadiumin Olimpik të Berlinit: Spanjë - Kroaci, Poloni - Austri, Holandë - Austri dhe ndeshjet nga faza e eliminimit, 1/8 finales, ¼ e finales dhe finalja e madhe më 14 korrik 2024.

Sasho Danevski, trajneri kondicional i gjyqtarëve të futbollit, ka tri javë që punon me gjyqtarët e deleguar për Kampionatin Evropian në Frankfurt. Danevski ishte përgjegjës edhe për monitorimin e procesit stërvitor të ekipeve të arbitrave që shpërndanë drejtësinë në finalet e Ligës së Kampionëve dhe Liga Europa.

Kjo mirënjohje dhe roli që iu është caktuar Filip Popovskit dhe Sasho Danevskit nxjerr në pah ekspertizën, përkushtimin dhe profesionalizmin në federatën tonë. Në rolin e delegatëve në ndeshjet e organizuara nga UEFA, përfaqësuesit tanë kanë ruajtur standardet më të larta të organizimit dhe efikasitetit të ndeshjeve. Për më tepër, trajnerët tanë kondicional punojnë me gjyqtarët për t'u siguruar që ata janë në gjendje maksimale fizike, që është njëherit edhe çelësi për ruajtjen e karakterit të shpejtë dhe të lodhshëm të turneut.

Besimi i këtyre përgjegjësive dëshmon besimin që komiteti organizativ i EURO 2024 dhe UEFA kanë në aftësitë tona.

“Para së gjithash dua të falënderoj Federatën e Futbollit të Maqedonisë për mbështetjen e parezervë të të gjithë atyre që përfaqësojnë federatën tonë dhe vendin tonë në ngjarje të mëdha, siç është kampionati evropian. Faleminderit edhe UEFA-s, e cila njeh punën dhe cilësinë tonë dhe na jep mundësinë të jemi pjesë e këtij kompeticioni madhështor. Detyra e delegatit në ndeshjet që do të zhvillohen në stadiumin Olimpik të Berlinit është një privilegj, por edhe një detyrë shumë e përgjegjshme që lidhet me të gjitha aspektet sportive të vetë stadiumit. Uën besoj se do të dëshmohemi në mënyrën më të mirë të mundshme dhe se do t'u hapim rrugë përfaqësuesve tanë të ardhshëm që të jenë pjesë e garave evropiane”, tha Filip Popovski. mb/

Foto: FFM

QËNDRONI TË LIDHUR