• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Fezer: Rritja e numrit të spiunëve është ka të bëjë në punën e intensifikuar të kundërzbulimit gjerman

Fezer: Rritja e numrit të spiunëve është ka të bëjë në punën e intensifikuar të kundërzbulimit gjerman

Berlin, 26 prill 2024 (MIA) - Ministrja gjermane e Punëve të Brendshme Nensi Fezeri konsideron se numri i rasteve të zbuluara të spiunazhit ka të bëjë në atë se "niveli i kërcënimit është i lartë", prandaj shërbimet e kundërzbulimit kanë marrë masa mbrojtëse shtesë, njoftoi DPA.

Shërbimi i Kundërzbulimit të Gjermanisë, i njohur zyrtarisht si Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës, seriozisht ka përforcuar masat e tij kundër apiunimit", deklaroi Fezeri në një intervistë për Rajnishe post.

 Prej asaj ishte kërkuar t'i komentojë kandidatët për zgjedhjet evropiane të ekstremit të djathtë Alternativës për Gjermaninë (AFD), Maksimilijan Kra dhe Piter Bistron, të cilët janë akuzuar për lidhje me fushatat ruse për dezinformata.

"Shërbimet e sigurisë kanë zbuluar se lidhja e AFD-së me Rusinë shtrihet deri në parlamentin tonë, tha Fezeri. "Kjo është pikërisht ajo që synon presidenti rus Vladimir Putini. Ai dëshiron të sulmojë demokracinë tonë dhe i duhen forca që mund të përdorë për ta bërë këtë", shtoi ministrja gjermane.

DPA kujton se dhe deputeti Kra, gjithashtu, ishte kritikuar për pozicionet e tij pro Kinës pasi një nga të punësuarit  e tij u arrestua nën dyshim për spiunazh për Kinën rq/

Foto:  Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR