• e martë, 16 dhjetor 2025

Fetai: Vetëm sipas llogarisë së Bujar Osmanit, balancuesi qenka më i fuqishëm se LIGJI!

Fetai: Vetëm sipas llogarisë së Bujar Osmanit, balancuesi qenka më i fuqishëm se LIGJI!

Shkup, 15 dhjetor 2025 (MIA)- Zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë dhe njëri nga liderët e VLEN, Arben Fetai i është përgjigjur nënkryetarit të BDI-së, Bujar Osmani, pasi ky i fundit përmes një qëndrimi të tij tha sot se Ligji për përfaqësim të drejtë nuk mund ta zëvendësojë balancuesin.  
 
Sipas, Fetait, është vetë Osmani i cili në cilësinë e ministrit, ka dhënë mendim pozitiv për heqjen e balancuesit.
 
“Bujari qenka zgjuar pas flakareshës zgjedhore. Paska zbuluar se ligjet “nuk qenkan detyruese”. Sipas llogarisë së Bujarit, “vegla” (Balancuesi) qenka më e fuqishme se LIGJI.
Bujar, si duket ndejtja e gjatë me Doktorin të ka ndikuar keq. Tash s’po dihet a ke pasur ti më shumë ndikim te ai, apo ai te ti. Sidoqoftë, mirë është të dihet se sa për Balancuesin, ti vetë në cilësinë e ministrit ke dhënë mendim pozitiv për heqjen e tij”, ka thënë Fetai.
 
Ajo me këtë rast bën thirrje që emocionet të mos i paraprijnë logjikës, sepse në të kundërtën pësojnë shqiptarët.
 
“Prandaj, kur projekt- ligji të vijë në procedurë parlamentare, ta debatojmë dhe ta votojmë. Është kaq e thjeshtë”, përfundon postimi i Fetait në rrjetet sociale.

QËNDRONI TË LIDHUR